Albspirit

Media/News/Publishing

Franca: Rusia ka filluar të fusë hundët

Komisioni zgjedhor i Francës ka lëshuar një paralajmërim për raportimet e lajmeve nga Rusia, që sugjerojnë se François Fillon është në krye në garën presidenciale, duke rënë ndesh kështu me sondazhet kryesore.

Paralajmërimi vjen pas akuzave të ekipit të kandidatit Emmanuel Macron në muajin shkurt, ic ili tha se ishte vënë në shënjestër të lajmeve të rreme nga mediat ruse.

Macron ndjek një linjë të ashpër mbështetëse të sanksioneve të BE ndaj Moskës në lidhje me krizën e Ukrainës, ndërkohë që Fillon ka thënë se janë krejt joefikase.

Sondazhet në Francë kanë treguar prej disa javësh se konservatori Fillon është prapa Macronit dhe Marine Le Penit. Por agjencia ruse, Sputnik, citonte studime që thoshin se një analizë e mediave sociale në Francë e nxirrte Fillonin të parin.

Komisioni zgjedhor tha se studimi nuk mund të quhej përfaqësues i opinionit publik dhe nuk ishte një sondazh i përcaktuar nga ligji.

Please follow and like us: