Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetari shqiptar në Francë, perballja me fjalë të pista me Marine Le Pen

Ka mjaftuar vetëm një shkëndijë mes mbështetësit të Marin Le Pen dhe një gazetari Shqiptar në një seminar që të përfundojë mes njëri-tjetrit me një fjalor të rëndë dhe të pa përmbajtshëm para publikut.
Ka qënë një diskutim e cila ka degjeneruar në një debat të rëndë dhe sharje, ku njëri nga mbështetësit punonjës brenda administratës së ekstremistes së djathtë Marine Le Pen ka ndërprerë dhe është munduar të diskriminoje publikisht Shqiptarët  duke thënë: ‘’Shqiptarët duhet të largohen me vagona nga Franca sepse nuk vlejnë për ne’’.
Sipas press-indipendent.net gazetari shqiptar Leon Molla duke u gjendur në një situatë tepër të vështirë ka dhënë pëgjigje të menjëherëshme duke ju kundërpërgjigjur me të njëjtin tonacion:
“Shqiptarët duhet të largohen me vagona nga Franca?
Mos harroni se Shqiptarët për 500 vjet ju ndalouan para portave tuaja perandorinë osmane, i dha Francës Napoleonin dhe botës ju dha Nënë Terezën, se mos doni ju dhe zonja Marine Le Pen diçka tjetër të Shqiptarëve k… që nuk keni arritur ta provoni?’’
Kaq ka mjaftuar që të kalohet ky diskutim në sharje dhe fyerje të rënda përsonale.

Please follow and like us: