Albspirit

Media/News/Publishing

Ilva Tare shtatzënë, pret fëmijën e dytë

Tre zemra të kuqe në cep të një fotoje gjithë dritë, me një mami Ilva që shijon një puthje nga Melody me këmbka të zbathura në barin e parë të pranverës, mund të duken gjëja më e natyrshme në botë.

Të gjitha mamatë vënë zemra, lule, buzëqeshje nëpër fotot e fëmijëve… Por ja që në këtë rast ato zemra fshehin një mesazh dhe nuk janë rastësisht tre: një për mamin, një për Melody-n dhe një për…? S’kanë faj të gjithë ata që po mendojnë për babin, që e meriton gjithashtu një zemër. Por babi nuk është në foto. Kurse dikush tjetër është, vetëm se nuk duket ende. Sepse do edhe disa muaj që të vijë në jetë.

Ilva Tare është në pritje të ëmbël. Miqtë e saj të afërt na kanë thënë se muajt e parë të shtatzënisë kanë kaluar tashmë, pa shumë shqetësime. Tani që kemi mësuar për lajmin e mirë, mund të gjejmë edhe arsyen e veshjeve pak më të lirshme të kohëve të fundit. Por vetëm veshjet ama. Sepse asgjë tjetër nuk duket të ketë ndryshuar tek Ilva, që pas pak muajsh do t’i sjellë Melody-së një bebi motër ose një bebi vëlla. /Tiranapost

Please follow and like us: