Albspirit

Media/News/Publishing

LSI dhe PD bashkojë votat në Durrës kundër Dakos

Këshilltarët e LSI-së bashkuan votat me ata të PD-së në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit. Ata hodhën poshtë kërkesën e Ujësjellës Kanalizimeve të këtij qyteti për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 20%. Kjo kërkesë u konsiderua e tepërt për xhepat e konsumatorëve, ndërkohë që qyteti dhe fshatrat përballen me një situatë të rënduar të furnizimit me ujë të pijshëm. Në mbledhje pati debate të forta ku nuk mbetën pa u përmendur edhe punimet në projektin “Veliera” që kanë prekur edhe zonën arkeologjike A.

“Shërbimi Arkeologjik i kërkoi Bashkisë fonde për punonjësit e vet që po merren me gërmimet. Nga gërmimet e bëra në dy vende, rezulton se pika e Torrës me atë të godinës “Fly” nuk bashkohen, po krijojnë një devijim, i cili mund të vejë në dyshim dhe vetë periudhën së cilës i përket Torra Veneciane, që mund të jetë e një periudhe më të vonë, asaj otomane, po saktësimi i saj do të bëhet nga arkeologët”, tha Dako.

Për Armand Telitin, kreun e grupit të këshilltarëve të PD-së prokuroria duhet të veprojë duke çuar para ligjit kryetarin e bashkisë dhe të gjithë përgjegjësit e një krimi që cenon hapur trashëgiminë arkeologjike dhe kulturore të qytetit.“I bëj thirrje Prokurorisë të kryejë detyrën dhe t’i japë hakun që i takon kryetarit të bashkisë dhe kush është përgjegjës për këtë krim që po ndodh në dritë të diellit”, – deklaroi ai.

Please follow and like us: