Albspirit

Media/News/Publishing

Milena Harito replikon me Ilir Metën

Deklaratës dhe kërkesës së kreut të LSI-së, Ilir Metës për të mos përfshirë administratën në zgjedhje, i është përgjigjur sot ministrja e Inovacionit, Milena Harito.

“Ligji për nëpunësin civil i miratuar me konsensus jep garanci për mos përfshirje te administratës në fushatë dhe me procesin zgjedhor” thotë Harito, citon “oranews”.

Dje gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë së LSI-së, Meta u ndal pikërisht edhe në këtë kërkesë konkrete që mesa duket është kthyer në shqetësim fakti që administrata përfshihet në fushatë zgjedhore.

“LSI vlerëson se vendi ka nevojë në mënyrë të veçantë për një qeveri te besimit për zgjedhje të gjithëpranuara e cila do të garantojë mospërfshirjen e administratës së shtetit në zgjedhje, veçanërisht e policisë së shtetit, garantimin e një lufte të ashpër ndaj fenomenit të drogës dhe çdo përpjekje për financime kriminale dhe të paligjshme të zgjedhjeve si dhe garantimin transparent të procesit të dekriminalizimit”, tha Meta.

Please follow and like us: