Albspirit

Media/News/Publishing

Rama-Bashës: Cakto vendin dhe orën, jam gati për dialog

Ndërsa paradite kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratës së aleatit të tij Ilir Meta, i cili kërkoi “qeveri besimi”, sot në mbrëmje ka reaguar ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha.

“Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”, shkruan Rama në Facebook.

Gjatë pasdites opozita reagoi përmes një deklarate, ku theksohej sërish kërkesa e saj për qeveri teknike, si e vetmja garanci për të organizuar zgjedhjet.

Please follow and like us: