Albspirit

Media/News/Publishing

Rama e sheh Kushtetutën si dokument aministie

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të paktën përkohsisht mos hapë rrugë për një qeveri teknike që do të shërbejë për zgjedhjet si dhe nuk ka ndërmend as të shtyjë zgjedhjet aq sa e lejon Kushtetuta e Shqipërisë.

E vlerësoj përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike.

“Nëse Partia Demokratike kërkon një diskutim serioz me ne, jam i gatshëm të ulemi për të diskutuar, që sot, edhe në çadër po të jetë nevoja. Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për cdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cënon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standarteve demokratike.

Kushtetuta jonë është shumë e qartë – zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor.Droni.al

Kushtetuta është shumë e qartë – qeveria është vullnet i shumicës”, deklaroi si sot në mesditë duke fashitur mundësinë që politika shqiptare të kapërcente bllokimin disa javor që ka në Parlament dhe institucionet zgjedhore.

Kryeministri është kapur te Kushtetuta. Ai thotë se me Kushtetutë qeveria ka një mandat 4 vjecar dhe zgjedhjet po ashtu kanë afat kushtetues. Nxjerrja e Kushtetutës si porta që rri mbyllur për të gjetur zgjidhje nuk funksionon. Në kushtetutë nuk thuhet askund se qeveria mund të kthejë vendin në fermë hashashi . Po ashtu në Kushtetutë nuk thuhet se policia do të ruajë fermën e madhe kombëtare të hashashit dhe më pas do e trafikojë atë. Dhe kur kjo ndodh Kushtetuta jo vetëm që ta pret mandatin por të pret edhe fletëarrestin. Në Shqipëri mungojnë institucione të pavarura prej qeverive që të arrestojnë qeverinë. Rama e di mirë këtë prandaj kapet te Kushtetuta si një dokument amnistie dhe jo një dokument përmes të cilit sigurohen qytetarët për liritë dhe të drejtat e tyre.

Kryeministri duhet të lexojë të gjitha nenet e Kushtetutës dhe ka për të gjetë mjaft nene që e lejojnë atë të zgjidhë ngërcin./droni.al/

Please follow and like us: