Albspirit

Media/News/Publishing

Rama kamikaz!/Zgjedhje pa opozitën, si të shpallësh luftë

Themeluesi i Lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, foli për Asamblenë e Partisë Socialiste, në një intervistë televizive. Kokëdhima tha se Rama ka një qasje kamikaze. “Unë mendoj se Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ishte propagandë dhe jo realitet. Qasja e Ramës ishte kamikaze, pa vendimet e duhura, pa marrë parasysh zhvillimet politike. Protesta e opozitës është gjithashtu një zë që duhet dëgjuar”, tha Kokëdhima.

Ish-deputeti i PS bëri një deklaratë të fortë, teksa tha se të shkosh në zgjedhje pa opozitën është sikur të shpallësh luftë. Sipas tij, në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se të dyja palët politike vjedhin, manipulojnë dhe trafikojnë vota.

“Zgjedhje pa opozitën nuk mund të bëhen. Kush thotë se mund të bëhen zgjedhjen pa opozitën, është njëlloj sikur të shpallësh luftë”,  deklaroi Kokëdhima.

Mandej themeluesi i Lëvizjes “Zgjidhja” tha se e kishte menduar krijimin e partisë. “Zgjidhja mund të ishte menduar si parti. Unë jam i majtë dhe bëj investim në PS për jetën e vendit. Ne donim të reformonim Partinë Socialiste. E nisëm pak, por jemi mijëra. Ne në Kongres më 29 prill do të jemi 25 mijë anëtarë. Kongresi ose ta pranojë ‘Zgjidhjen’ ose të marrë përsipër kostot e përçarjes”, tha Kokëdhima.

Please follow and like us: