Albspirit

Media/News/Publishing

Reagimi i parë nga PD pas deklaratës së Metës

Një nga zyrtarët e lartë të PD, Grida Duma ka qenë e para që ka reaguar nga PD-ja për deklaratat e Ilir Metës në lidhje em qeverinë e besimit dhe kolacionin zgjedhor.

Duke folur te “Tonight” i Ilva Tares, Duma tha që Meta ka konfirmuar kauzën e opozitës se qeveria aktuale nuk mund të garantojë zgjedhje.

“Si fillim ka vërtetuar ngritja e termave tona. Termat që u përdorën, qeveri e besimit..çfarë do të thotë se kjo qeveri nuk jep alternativë për zgjedhje të lira. Atë që kemi thënë. Kryetari i grupit të LSI vë në dispozicion mandatet ekzekutive.

Lexuar politik është kjo gjë. As që diskutojmë zgjidhjen që është në Parlament. Problemi është qeveria. Deri tani ky kryeministër nuk jep garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çështjet tona u vërtetuan nga aleati i mazhorancës. Kauzat qëndrokan”, tha Duma e cila edhe ajo vet duket edhe më e bindur sonte për kauzat e opozitës.

Please follow and like us: