Albspirit

Media/News/Publishing

Si e lanë Françeskun në një barakë të shkatërruar

Josif Papagjoni, kritik arti tregon vuajtjet e Françesk Radit në internim nga regjimi komunist.

Pas ndarjes nga jeta të kantautorit të njohur, Papagjoni kujton vështirësitë e jetës së Françeskut në Fushë Arrëz ku u internuar nga diktatura. Sipas Papagjonit, Françesku jetoi në një barakë druri vrima-vrima pas plenumit të IV të PPSH (1973-1974).

“Sa mesova lajmin e hidhur te vdekjes se kantautorit Francesk Radi. Ishte nje mik i vyer i rinise sime, kemi fjetur se toku ne nje dhome ne Fushe-Arres asaj kohe te acarte pas plenumit te IV te PPSH (1973-1974), fillimisht ne nje barrake druri vrima-vrima e pastaj ne nje studio ne prapaskene ne Pallatin e Kultures.

Shkembenim deshperimet tona, por dhe shpresat, energjine, humorin, artin.

Madje dhe kenduam bashke disa kenge te tij, deri ne TVSH, duke marre une persiper rolin e “garantuesit” te daljes ne skene, pasi ia kishin ndaluar. Dhe aty, mes bores dhe eres, ne gjithe veshtiresite e menduara te asaj kohe, me gjithe frikerat dhe pasigurite, ai merte kitaren dhe kendonte ne dhome kenge te Adriano Celentanos e kengetareve te tjere italiane.

Ende e kam ne vesh zerin e tij paksa te ngjyrur, krejt origjinal, dhe ate tipin e njeriut te urte, babaxhan, me koken varur mbi tastjere, ne nje perhumbje te bukur. Dhe ky imazh, me ate miqesi e respekt gati te shenjte te krijuar atehere, ne vitet e veshtira te rinise sone, me ndoqi gjithe jeten, duke mbetur nje adhurues i muzikes se tij, por dhe i miqesise qe kam pasur.

Ngushëllime familjes, Teftes dhe fëmijëve, si dhe gjithë adhuruesve të tij”, kujton Josif Papagjoni përmes një shënimi në rrjetin social Facebook.

Please follow and like us: