Albspirit

Media/News/Publishing

Tahiri pëshëndet hyrjen e Blushit në zgjedhje

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i degës së Partisë Socialiste të Tiranës pas reagimit të kreut të LIBRA-s Ben Blushi se kjo forcë do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Me një deklaratë të shpërndarë për mediat kreu i kësaj dege, ish-ministri Saimir Tahiri thotë se “Partia Socialiste e Tiranes shpreh kenaqesine qe deputeti opozitar Ben Blushi vendosi te marre pjese ne zgjedhjet e 18 qershorit”.

Tahiri nuk i kursen shigjetat për ish-bashkëpunëtorin e tij në selinë rozë kur thotë se falë zgjedhjeve te 18 qershorit, shqiptaret do te kuptojne sa vota do te marre Partia Socialiste qe lufton per shtet, punesim dhe mireqenie per Shqiperine qe duam dhe sa vota do te marre nje parti qe lufton vetem per te bere kryetarin e saj ministër

Please follow and like us: