Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani-Edi Ramës: Kur ti nuk bind dot një çadër

Pjesë e debateve të dy ditëve të fundit është bërë edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani është paradoksale ajo që thonë disa analistë pranë qeverisë se një çadër nuk mund të heqë dot kryeministrin.
“Një çadër nuk mund të heqë Kryeministrin-thonë analistët e qeverisë. Nëse Kryeministri nuk bind dot një çadër si mund të bindë një popull?!’’, shkruan Manjani.
Ai reagoi edhe mbrëmë duke thënë se LSI-ja e hodhi hapin e saj drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes.
“Asnjë dilemë! Zgjedhjet pa opozitën janë diktaturë! Në fillim zgjedhjet pastaj koalicionet! Tani radhën e ka qeveria jo më LSI-ja!”’, shkruante mbrëmë Manjani.

Please follow and like us: