Albspirit

Media/News/Publishing

Gjergj Bojaxhi: Une do të hyj në zgjedhje

I ftuar në #DritaremeRudinën, Vizion Plus, Gjergj Bojaxhi i Partisë Sfida u shpreh se do të hyjë në zgjedhjet e 18 Qershorit.

“Nuk zgjidhet problemi me qeveri teknike. Ne e provuam edhe në garën e Tiranës. Unë s’kisha marrë kurrë pjesë në zgjedhje që të menaxhoja këtë proces, në kuptimin e një force politike. Ndjesia ime në total ishte se ligji i zgjedhjeve ishte ndërtuar si per dy bunkere për të ruajtur çdo gjë nga njëri tjetri.
Ne kemi mbledhur firmat dhe këtë javë kemi çuar kërkesën për tu regjistruar në KQZ. Paritë e mëdha e kanë të lehtë, një orë para fundit të afatit regjistrohen në KQZ.

Ne do të jemi opozitë kundër çdo estabilishmentiti politik. Ky sistemi që është sot nuk manipulohet te kutia e votimit se procesi është aq i mbikëqyrur gjatë zgjedhjeve, sa është vetëvrasje nga palët të prekin sistemin. I vetmi dëm është bllokimi psikologjik i qytetarit, sepse thotë se vota e tij nuk vlen.
Zgjedhjet mbyllen para se të shkohet te fletat e votimit dhe kjo nuk zgjidhet me qeveri teknike. Kjo zgjidhet me votë. Ne kemi një datë zgjedhjesh dhe qytetarët po përgatiten për atë datë. Nuk ka ndodhur asgjë më shumë se para dy vitesh”, tha Bojaxhi. Edhe Blushi i Partisë Libra, ka thënë se do të hyjë në zgjedhje.

Please follow and like us: