Albspirit

Media/News/Publishing

Pas ikjes së Tahirit, Fatmir Xhafaj kthen në detyrë zv.ministrin e LSI

Ilir Marko, i emëruar zvministër i Brendshëm nga radhët e LSI-së u përfshi në një konflikt të hapur me Saimir Tahirin, kur ky gjeti në paradhomën e zyrës së tij një përgjues, disa muaj më parë. Çështja përfundoi në prokurori dhe zyrtari i LSI-së ishte i dyshuari kryesor për vendosjen e Çimkës, sipas pretendimeve të Tahirit. Por Fatmir Xhafaj nuk i ka besuar paranojës së paraardhësit të tij në detyre. Në aktivitetin e policies sot, gazetarët ku dalluan rikthimin e zv.ministrit të Brendshëm, mes radhëve të zyrtarëve. Më parë Marko ishte i përjashtuar nga aktivitetet e policisë, por në vazhdën e korrigjimit të punës së Tahirit, Fatmir Xhafaj ka çtensionuar marrëdhëniet me zëvëndësin e tij në detyrë.

Paranoja e Tahirit nuk lindi nga hiçi. Në qershor të 2016-ës, kur Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm depozitoi në prokurori një kallëzim në lidhje me një pajisje përgjimi, që pretendonte se e kishte gjetur në zyrën e tij. Mësohet se në atë kohë, së bashku më kallëzimin, Tahiri depozitoi si provë materiale edhe pajisjen, e cila bënte vetëm regjistrime audio.

Please follow and like us: