Albspirit

Media/News/Publishing

Përfundon protesta tek “Çadra e Lirisë” ? Ja fjalimi që sapo mbajti Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbrëmjen e sotme në çadrën e protestës ka mbajtur një fjalim të pazakontë që duket se paralajmëron fundin e protestës opozitare.

Basha nuk ka përsëritur asnjë kusht, nuk ka bërë thirrje për qeveri teknike dhe nuk ka folur për stuatën politike në vend, në përgjithësi, por të gjithë fjalimin e tij ia ka dedikuar qytetarëve që e kanë mbështetur në 46 ditë protestë, shkruan Newsbomb.al.

Basha i ka falenderuar qytetarët si të ishte dita e fundit e protestës, madje duke përdorur edhe terma si “ia arritëm” dhe “beteja nuk mbyllet këtu, këtë lëvijze do ta vazhdojmë më pas”, ai është dukur i bindur se kauza e opozitës sot është vetëm pak orë larg realizimit.

Pjesë nga fjalimi falenderues i Bashës për protestuesit:

Nuk dua të zgjatem shumë me fjalë. Kjo lëvizje ka hyrë në histori. Të mos harrojmë asnjëherë, që historinë jo vetëm e shkruajmë por këtë histori e bëjnë njerëzit. Dhe këtë histori e keni bërë ju me qëndresën tuaj. Kam privilegjin të isha bashkë me ju në këtë betejë njerëzore.

Mirënjohja është e pashlyeshme. Të jeni të bindur, fitorja për vendimin që kemi deklaruar është shumë afër. Para 46 ditësh e kemi thënë që do ta përcaktojë, kurajoja, sakrifica dhe përgjegjësia. Nuk do ta harroj kurrë dhe nuk kam për ta harruar kurrë vetmohimin me të gjithë ju që jemi këtu së bashku në këtë betejë.

Të mos harrojmë se edhe kur beteja të mbyllet me fitore, kjo lëvizje do të vazhdojë deri në themelimin e “Republikës së Re”. Secili nga ju ka ardh nga Tirana dhe degë të tjera. Keni sjellë me vete shumë gjëra, kutitë e shahut i pashë. Por keni sjellë me vete edhe këngë. Me këngë t’ju japim kurajo çdo shqiptari se dita e fitores është afër. Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Please follow and like us: