Albspirit

Media/News/Publishing

Vajza e Topallit: Shqipëria ka shumë politikanë, për karrigen tradhëtojnë edhe veten

Vajza e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, Megi Topalli ka shkruar në rrjetet sociale se Shqipëria ka shumë politikanë të cilët janë të gatshëm për të tradhëtuar edhe veten për një karrige.

Nga shkrimi i saj duket se Megi ka shumë pakënaqësi ndaj klasës politike.

“Është e trishtueshme të shoh se sa pak vlen besimi që i kanë dhënë shqiptarët politikanëve tonë dhe për sa pak ai shitet dhe tradhëtohet.
Është e dhimbshme… Do doja dhe shpresoja që kjo herët a vonë do të ndryshoje”,- shkruan Megi.

POSTIMI:

James Freeman Clarke, ka thënë: “The difference between a politician and a statesman is that a politician thinks about the next election while the statesman thinks about the next generation”.
Shqipëria, për fatin tonë të keq ka kaq shumë politikanë.
Politikanë pa kurse politike as ideale, politikanë që janë të gatshëm të tradhëtojnë gjithccka dhe gjithkënd.
Madje dhe veten. Vetëm për të përfituar ose ruajtur një karrige.
Është e trishtueshme të shoh se sa pak vlen besimi që i kanë dhënë shqiptarët politikanëve tonë dhe për sa pak ai shitet dhe tradhëtohet.
Është e dhimbshme… Do doja dhe shpresoja që kjo herët a vonë do të ndryshoje.

Please follow and like us: