Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e Shteteve të Bashkuara: Shqiptarë planifikoni datën e intervistës

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’ Ambasada njofton të gjithë të interesuarit se duhet të planifikojnë datën e intervistës së tyre, apo dhe atyre që i ka dalë lotaria amerikane.
“Uau! Për ne ka qenë një javë e ngarkuar në Sektorin e Konsullatës. Me afrimin e muajve të verës, me shumë mundësi do të ketë edhe më tepër ngarkesë, ndaj planifikojeni datën e intervistës tuaj turistike sa më shpejt në kohë dhe nëse jeni i përzgjedhur për lotarinë, dërgojini dokumentet sa më parë. Por, sigurisht, ne do ta gjejmë kohën për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Dhe mbani mend: në qoftë se ju keni pyetje në lidhje me një rast specifik për vizë, ose keni një pyetje private që do të dëshironit të pyesni, ju gjithmonë mund të na shkruani te: TiranaUSConsulate@state.gov
Faleminderit dhe mbetemi në pritje t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja sot dhe gjatë javës!”, citohet në njoftimin e Ambasadës.

Please follow and like us: