Albspirit

Media/News/Publishing

Fier, nxënësja gjendet e vdekur në banjën e shkollës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier, ku rreth orës 14:40, në spitalin ka shkuar e vdekur nxënësja A.R, 17 vjeç, nxënëse e shkollës profesionale “Murialdo”.

Nga hetimi paraprak i ngjarjes rezulton se nxënësja A.R ka shkuar në tualetin e shkollës dhe nuk ka dalë prej andej për një kohë të gjatë. Më pas kanë shkuar për kontroll personeli i shkollës dhe disa nga shokët e klasës dhe rreth orës 14:25 e kanë gjetur nxënësen të shtrirë në dyshemenë e tualetit, kanë lajmëruar ambulancën dhe e kanë nisur për në spital.

Nga këqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune në trup. Paraprakisht dyshohet për helmim ose problem shëndetësor. Po bëhet këqyrja nga mjeku ligjor për të dalë në konkluzionin e shkakut të vdekjes. Hetimet vazhdojnë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Please follow and like us: