Albspirit

Media/News/Publishing

Koreja e Jugut teston raketën që mund të rrafshojë të gjithë Korenë e Veriut

 

Seuli testoi me sukses një raketë balistike, prodhim koreano-jugor, me rreze veprimi 800 kilometra, që është e mjaftueshme për të arritur pikat më të largëta të territorit koreano-verior, njoftoi sot agjencia koreanojugore e lajmeve,  Yonhap.

Ky njoftim u bë pas lëshimit nga Pheniani të një rakete që ra në Detin e Japonisë.

Koreja e Jugut është e mbrojtur edhe nga trupat ushtarake amerikane.

Por, ajo ka arritur në vitin 2012 një marrëveshje me SHBA-në për të trefishuar veprimin e raketave të saj balistike dhe për t’i bërë ballë kërcënimeve për programet balistike dhe bërthamore koreano-verirore.

Seuli testoi dhe në qershor të vitit 2016 dy raketa të tjera, prodhim koreano-jugor, në gjendje për të transportuar një ngarkesë prej një ton në 500 kilometra.

Please follow and like us: