Albspirit

Media/News/Publishing

Kryetari i senatorëve të Forza Italia: Mbështesim qeverinë e besimit

Kryetari i senatorëve të Forza Italia, Paolo Romani kërkon që Italia të ndërhyjë dhe të mos qëndrojë indiferente ndaj krizës politike që ka shpërthyer në Shqipëri. Ai thotë se vendit i duhet një qeveri garancie, e aftë për të qetësuar klimën politike dhe për t’i dhënë vendit një Kod Elektoral pas dështimit të parlamentit për reformimin e tij, që do të siguronte zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas Romanit, kriza është pasojë e kanabizimit të vendit, fenomen nga i cili është prekur edhe Italia.

“Është një krizë politike e transplantuar mbi një situatë të komplikuar nga prezenca e fortë mbi territor e krimit të organizuar, i angazhuar në prodhimin, sipas të dhënave të fundit, në rritje, të trafikut të kanabisit në vendin tonë dhe që sheh institucionet tona, së bashku me ato shqiptare, protagoniste në kontrollin e territorit. Në këtë skenar vjen si ceshtje kryesore menaxhimi i zgjedhjeve të ardhshme nga një qeveri garancie, e mbështetur nga mazhoranca dhe opozita, sic kërkoi edhe kryetari i parlamentit Ilir Meta përfaqësues i LSI pjesë e mazhorancës qeverisëse, një qevri në gjendje për të qetësuar climën e përplasjes politike mes partive më të mëdha shqiptare, Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, respektivisht në qeveri dhe opozitë, për t’i dhënë vendit një Kod Zgjedhor të ri pas dështimit të reformës në parlament, për të garantuar zgjedhje demokratike dhe të lira”.

Romani, ish –ministër i zhvillimit ekonomik, thotë se qeveria e besimit apo e garancisë, sic e quan ai, do të jetë garanci edhe për cuarjen përpara të procesit të integirmit.

“Vetëm me krijimin e këtyre kushteve procesi i integrimit të Shqipërisë në Unionin Europian mund të ecë përpara pa pengesa. Italia duhet të luajë rolin e një promotori në të gjitha selitë europiane në mbështetje të Shqipërisë dhe zhvillimit në këtë fazë dhe në arritjen e objektivit final të anëtarësimit në BE”, deklaron Romani në një prononcim për mediat italiane.

Please follow and like us: