Albspirit

Media/News/Publishing

Namik Kopliku: Ilir Meta na tradhëtoi!

Rifillojnë thirrjet për tradhëti nga Ilir Meta brenda në PS. Qeveria e besimit që ka propozuar Ilir Meta ka ngjallur mosbesimin brenda në koalicion duke shtuar zërat që kërkojnë ndarjen nga LSI. Namik Kopliku ka deklaruar se PS dhe LSI duhet të dalin veçmas në zgjedhjet e qershorit. Deputeti i Shkodrës thotë se Ilir Meta ka tradhëtuar elektoratin e majtë të 2013-ës.

“PS dhe LSI duhet të dalin veçmas në zgjedhjet parlamentare. Ilir Meta me deklaratën e tij ka tradhtuar jo PS por elektoratin e majtë të 2013-ës”, ka thënë Kopliku. Kjo nuk është hera e parë që deputeti Kopliku ka mbajtur këtë qëndrim ndaj aleatit në qeveri. Edhe më herët ai ka deklaruar se mund t’i fitojë zgjedhjet edhe pa LSI.

Please follow and like us: