Albspirit

Media/News/Publishing

Dëshmitarët nga Stokholmi, ja cfarë ndodhi sipas Sadije Berishës

Sadije Berisha, ish-gruaja e Shkelzen Berishës është një nga perosnat që ka qenë afër vendit të ngjarjes terroriste në kryeqytetin suedez.

Ajo ndodhej brenda shtëpisë në momentin që një kamion hyri me shpejtësi në rrugën pedonale Drottninggatan në Stokholm të Suedisë dhe mori përpara turmën e njerëzve, duke lënë të vdekur 5 persona dhe dhjetëra të plagosur.

“Më në fund jemi të sigurt! Është një çmenduri jashtë, dëgjohen të shtëna, sirena policie, ambulanca dhe helikopterë”,- shkruan ajo në rrjetet sociale.

Ndërkaq ambasada shqiptare në Stokholm ka vënë në dispozicion numrin e emergjencës.

“Per te gjithe shtetasit shqiptare te cilet ndodhen ne Stockholm dhe kane nevoje per asistence pas sulmit te dites se sotme ne Drottninggatan, Ambasada ka ne dipozicion numrin e emergjences: 0046-762585041. Polica sugjeron mos te perdoren mjet e transportit publik deri sa situata te kthehet ne normalitet”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Please follow and like us: