Albspirit

Media/News/Publishing

Ulja e TVSH-se per hotelet, hipokrizia e rradhes e qeverise dhe shperblimi per klientet e pushtetit

Nikollaq Neranxi*

Ulja ne 6% e TVSH-se se cmimit per akomodim ne hotele, eshte manovra e rradhes per te na mbushur mendjen se ketu po merren masa anti varferi dhe pro zhvillimit te turizmit! Ne keto kushte ekstreme varferie te popullsise, masa e pare qe duhej te merrej, ishte ulja e TVSH-se se ushqimeve baze, nje premtim elektoral ky i socialisteve.

Njerezit e thjeshte nuk jetojne ne hotele. Atyre iu intereson ushqimi i perditshem i cili me 20% TVSH, eshte padiskutim me i larti edhe se vendet e zhvilluara te cilet kane pagen baze 3-4 here me te larte se ne Shqiperi dhe ushqimet baze i kane me 0% TVSH.

Keshtu qe iu bej urimet e mia te perzemerta vecanarisht klienteve te pushtetit te cilet pasi grabiten toka ne bregdet dhe ndertuan hotelet e tyre, tani do jene me te lehtesuar edhe nga pagesat per shtetin.

Nderkohe turistet e huaj qe pushtetaret pretendojne te thithin me kete zgjidhje magjike, nuk do shohin as infrastrukturen e munguar, as pisllikun qe na rrethon, as ajrin e ndotur dhe as mungesen e sigurise! Ata do vihen ne rradhe per te prishur parate e tyre ne parajsen e Rilindjes!

Por shqiptaret, me te vertete nuk kane mundesi financiare per te jetuar ne menyre dinjitoze sic e meritojne, por tru kane per te kuptuar teatrin bajat dhe karagjoz te pushtetit ne ikje!

Shoqata Kombetare e Tregetareve te Shqiperise

Please follow and like us: