Albspirit

Media/News/Publishing

Egzekutim në Tiranë, vritet ish-drejtori i policisë

Egzekutim në Tiranë, vritet ish zyrtari i Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e policisë së Vlorës. Vrasja ndodhi tek rruga e Kosovarëve, një ndër më të preferuarat për banim kohët e fundit në kryeqytet.

Viktima është Artan Cuku, 45 vjec. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij akti të rëndë kriminal.

Artan Cuku ka një karrierë rreth 16 vjecare në polici dhe ka drejtuar aksione të rëndësishme si arrestimi i Dritan Dajtit, ka qenë shef krimesh në Shkodër dhe Durrës si dhe ka drejtuar dy komisariate në Tiranë.

Ai ka drejtuar policinë e Vlorës në vitet 2012-2013 dhe ka qenë nën drejtor i Policisë së Tiranës në vitet 2009-2011.

Në drejtorinë e përgjithshme të Policisë ai ka drejtuar hetimet e Krimeve të Rënda.

Cukun e ka shoqëruar edhe një incident në polici kur drejtonte komisariatin nr.3 në vitin 2006 në Tiranë. Një person i arrestuar si i dyshuar i mori armën ndërsa po merrej në pyetje dhe vrau veten. Kjo ngjarje e rëndoi karrierën e tij.

Cuku ka punuar në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë deri më 1 qershor të vitit 2014 kur edhe u shkarkua nga Drejtori i atëhershëm Artan Didi. Puna e tij e fundit në Policinë e Shtetit ka qenë ajo e specialistit të kordinimit në drejtorinë e Studimeve Strategjike në Policinë e Shtetit. Ai mbante gradën e Drejtuesit të Parë.

Viktima është Artan Caku, 45 vjec. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij akti të rëndë kriminal. Vrasja ndodhi sonte tek rruga e Kosovarëve, një ndër më të preferuarat për banim kohët e fundit në kryeqytet. Aktualisht Cuku po merrej me nje biznes privat. Ai është baba i dy fëmijëve.

Please follow and like us: