Kryeministri Edi Rama teksa ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 gjatë momentit të reklamave ka debatuar me gazetarin Ylli Rakipi.

Në këtë video Rama shihet i tensionuar me moderatorin e emisionit, të cilit i kërkon më shumë kohë në dispozicion për të shpjeguar çështje të ndryshme. Gjatë debatit, dikush që ndërhyn nga jashtë studios, Rama i kthen një përgjigje me një fjalor aspak korrekt. “Ik mos na çaj b…. ti!”, dëgjohet të thotë kryeministri Rama.

Kjo video ka mbërritur në faqen “Lolita”, e cila më pas e ka shpërndarë atë në rrjetet sociale.