U bënë pak vite që i është larguar pistës, por të gjithë e dinë se emri i Klodiana Shalës është shkruar në shumë ҫmime, kupa dhe medalje. Më në fund, pas mijëra kilometrash, Klodi është nderuar me titullin “Mjeshtër i madh” nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Fituesja e disa ҫmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Klodiana Shala, është nderuar me Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për veprimtarinë e shquar dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura si sportiste e nivelit të lartë në atletikë, gjatë veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e renditur Shqipërinë në majat më të larta të sportit”.

Korrik 2016