Albspirit

Media/News/Publishing

Nebil Çika zgjidhet kryetar i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve

Shoqata Antikomuniste e ish-të Përndjekurve politik zgjodhi kryetarin e ri Nebil Çika, pas dorëheqjes së Simon Mirakajt i cili është caktuar anëtar i autoritetit të hapjes së dosjeve. Strategjinë e tij në krye të këtij posti, Çika  e bëri publik gjatë zgjedhjeve të zhvilluara në Kuvendin e shtatë. Nebil Çika: Ne sot kemi të gjitha mundësitë  për tu përfaqësuar politikisht në kuadër të forcave të djathta politike. Do të kallëzojmë penalisht, për fshehje të krimit çdo gjykatës, prokuror, kryetar i degëve të punëve të brendshme, anëtar të sukadrës së pushkatimit etj që kanë dijeni ku janë të afërmit tanë. Nebil Çika nga 190 vota në total arriti të siguronte 123 kundrejt kandidatit tjetër Gjergj Marku.
Please follow and like us: