Albspirit

Media/News/Publishing

Sherr i ashpër mes dy deputetëve të PS e LSI: S’ke b*** me hap telefon

Deputeti socialist Vladimir Kosta ka publikuar sot një sherr përmes telefonit mes tij dhe deputetit te LSI Perparim Spahiu, pas nje perplasje qe ka pasur me vellane e Spahiut. Më poshtë vijojnë statusi i deputetit socialist Kosta dhe mesazhet që ai ka këmbyer me kolegun e tij.

Postimi:

Të nderuar miq socialistë!

Në emisionin e së enjtes, “Të PaEkspozuarit” unë dhashë opinion tim lidhur me bashkëjetesën PS-LSI. Pas disa reagimeve që pati për qëndrimin tim ndaj aleancës me LSI, e ndjej të nevojshme të sqaroj të gjithë socialistët për arsyet se pse jam kategorik kundër këtij koalicioni.

Fotografia e Vladimir Kosta

Në intervistë thashë se bashkëqeverisja ka qenë armiqësore, sidomos mes radhëve të deputetëve të PS dhe LSI. Po ju sjell një rast për ta vërtetuar këtë që them dhe që lidhet pikërisht me deputetin Përparim Spahiu, i cili në emision tha se “PS duhet t’i jetë mirënjohëse LSI-së”?!!!!

I vëllai i deputetit të LSI është drejtor i përgjithshëm i DPSHTRR-së. I telefonova një ditë drejtorit që të pajisesha me një autorizim që vërtetonte se makina ime ishte me impiant gazi. Është një procedurë teknike e thjeshtë dhe brenda rregullave. Të nesërmen do bëja një rrugë të gjatë dhe doja që të mos kisha probleme në pikat kufitare.

Telefonata ime me drejtorin: Përshëndetje drejtor, jam Vladimir Kosta, më duhet një autorizim për një impiant gazi etj, etj,…

Përgjigja e drejtorit (siç duket nën efektin e alkoolit gjatë vaktit të drekës ishte): “Ik ër ti me gjithë autorizim…”. Nuk reagova, dëgjova të qeshurat e tyre në tavolinë dhe thashë se do jetë ndonjë keqkuptim!

Por realisht u shqetësova për këtë mënyrë komunikimi dhe fill pas kësaj fyerje mora në telefon të vëllanë, deputetin Përparim Spahiu. Duke menduar se jemi kolegë dhe për më tepër aleatë, i thashë edhe me pak humor:

“O Rimi, more ky Ylli ka pirë!!!?”. Por në vend të një sqarimi normal, deputeti i LSI që duket se i di problemet e të vëllait për pijet alkoolike, mu kundërvu ashpër, me gjuhën e një rrugaçi duke më kërcënuar edhe në emër të dibranëve!!! Deri në atë moment dija që Dibra mbahet për njerëz me kulturë dhe intelektualë dhe jo për të fortë. Nuk e dija dhe që vëllezërit Spahiu “të marrkan gjak në vetull siç thotë populli!”.

Më duhet tu them sot vëllezërve Spahiu se nuk i marrë më në telefon… sepse mund të rastis që niveli i alkoolit të Drejtorit të jetë sërish i lartë dhe më pas do të më duhet të kërkoj mbrojtje nga shteti nga një drejtor i shtetit që gjithë kohës e gjen tapë.

Fotografia e Vladimir Kosta

Kur një deputet i PS merr këtë përgjigje, mendoni çfarë heqin socialistët e thjeshtë në zyrat e LSI? Çfarë borxhi u kanë socialistët këtyre të LSI të sillën në këtë mënyrë? Ka raste pa fund se si socialistëve u përplasen në fytyrë zyrat e shtetit nga drejtuesit e LSI. Kjo është bashkëjetesa e mes PS dhe LSI? Për këtë duhet tu jemi mirënjohës këtyre të LSI?

Fotografia e Vladimir Kosta

Përmenda një rast personal në marrëdhëniet mes aleatëve, sepse nuk dua të citoj emra socialistësh dhe qytetarësh që kanë pasur trajtim skandaloz nga zyrtarët e LSI. Ju garantoj se ka pa fund raste të tilla shumë herë më flagrante sesa kaq.

Please follow and like us: