Albspirit

Media/News/Publishing

Tahiri merr me vete “dosjen sekrete” të policisë

Prej disa ditësh prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me një referim që është kryer nga një drejtori e posaçme në Ministrinë e Brendshme. Bëhet fjalë për zhdukjen e disa dokumenteve që janë klasifikuar si sekret. Dyshohet se janë 28 dokumente, midis tyre shkresa zyrtare të komunikimeve të Policisë me Shërbimin Informativ Shtetëror, Prokurorinë dhe partnerët ndërkombëtar, janë zhdukur nga kasaforta pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Dhe pse ende nuk ka një datë zyrtare të zbulimit të zhdukjes së raporteve dhe Prokuroria deklaron se prej 10 ditësh kryen hetime, kjo ngjarje përkon me fund marsin kur ish-ministri Tahiri i dorëzoi detyrën ministrit të ri. Hetimet për këtë ngjarje po kryhen nga drejtuesi i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha, ndërsa oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar procedurën e administrimit të kasafortës, raporton gazeta Shekulli.

Në fakt, alarmi për zhdukjen e dokumenteve e dha ish-kryeministri Sali Berisha, dy ditë më parë, ndërsa ditën e djeshme Prokuroria e Përgjithshme pranoi nisjen e hetimeve, por nga ana e Ministrisë së Brendshme nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me çka përfaqësonin këto dokumente dhe se në çfarë kohe dyshohet se ka ndodhur zhdukja, nëse vërtetë ka ndodhur diçka e tillë. Berisha denoncoi në FB se në këtë skandal janë përfshirë kreu i Krimeve të Rënda, Ardian Cipa dhe ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, por sipas kallëzimit të SHBÇA ende nuk ka një emër konkret të personit përgjegjës.

Please follow and like us: