Albspirit

Media/News/Publishing

Kadare: Askush s’e ndal dot letërsinë e mirë

Nga Kosova nuk do të ikë vetëm me çmimin që mori dy ditë më parë. Klan Kosova e nderoi kolosin e letrave shqipe, Ismail Kadarenë me çmimin “Hyjnesha në fron”. E kjo ndodhi të shtunën gjatë kohës sa shkrimtari ishte mysafir i televizionit dhe kolegjit ISPE, njofton Klan Kosova. Këtu i nominuari për çmimin Nobel disa herë, Ismail Kadare dialogoi për më shumë se një orë me lexuesit e tij. Ndonëse debati pati për fokus letërsinë, ai nuk hezitoi të ndajë pak edhe nga vetja e tij. Ndër të tjera Kadare ka thënë se autori dhe vepra janë një në letërsi. Po ashtu kolosi shqiptar ka pohuar se është i lumtur me jetëshkrimin e tij. Për më shumë detaje, ndiqeni të plotë kronikën e gazetares Mejreme Gashi.

 

 

Please follow and like us: