Albspirit

Media/News/Publishing

Patozi: Me kë më ngjason sot Edi Rama

Deputeti i PD, Astrit Patozi, thotë se Rama e hodhi në plehra shansin e artë që i dhanë shqiptarët në vitin 2013, duke i besuar qeverisjen e vendit me 1 milionë vota. Parë në këtë këndvështrim ai e quan Ramën aleatin më të mirë që PD ka pasur në këto 4 vjet. Se si u soll Rama me pushtetin, ai e ilustron me një anektodë, në një postim në Facebook.

POSTIMI I PATOZIT

Ekziston një anekdotë e vjetër, që veteranët e medias së pas viteve 90 në Shqipëri e mbajnë mend shumë mirë. Sipas të cilës ka vetë dy lloje reporterësh. Te parët, që e marrin mutin dhe e bëjnë lajm. Ndersa te dytët, që bëjnë të kundërtën, pra e marrin lajmin dhe e bëjnë mut. Kërkoj ndjesë për zhargonin, por dua t’i qëndroj besnik origjinalit, sepse çdo përshtatje për shkaqe etike do t’ia zbehte kuptimin.

Po të bënim analogji të thjeshtë me politikën, i bie që pa asnjë mëdyshje Edi Rama i përket racës së dytë. Që do të thotë se është nga ata që edhe shansin e artë e hedhin në plehra, ndërkohë që ka të tjerë, të cilët edhe ditën e qametit mund ta kthejnë në favorin e tyre.

Ndaj mos u habisni tek shikoni se si ka përfunduar sot “prijësi” i një milion votave, i cili është i vetmi politikan në botë, që mbështetjen popullore për partinë e tij e ka quajtur shuplakë për kundështarin.

Në këto kushte kam vetëm një urim për të, të cilin jam shumë i sigurt se do të ma dëgjojë. Zoti i shtofte inatin dhe “frymezimin”! Është aleati më i mirë që kemi pasur në këto 4 vjet.

Please follow and like us: