Albspirit

Media/News/Publishing

Edi Rama në “5 pyetjet nga Babaramo”, intervista e plotë

Ditën kur skadon afati i regjistrimit të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e Report TV, te emisioni “5 pyetjet nga Babaramo” në orën 21:00 dha shumë përgjigje mbi pikëpyetjet e ngritura. Kryeministri Edi Rama dha detaje të negociatave të tryezës së dialogut me opozitën. Në ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report TV, shefi i qeverisë e konsideron absurde kërkesën për t’u ulur në një dialog që kushtëzohet me firmosjen e dorëheqjes së kryeministrit. Sipas tij negociatorët kishin rënë dakort për vendin orën, dhe axhendë e takimit i cili nuk u bë asnjëherë, pasi kryedemokrati nxirrte pretekste të vazhdueshme. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, shefi i qeverisë e lexon qëndrimin e LSI për krijimin e një ‘qeverie të besimit’ si një mundësi për të lehtësuar situatën politike në vend. Por sipas kryeministrit deklarata për të dorëzuar mandatet është përpjekje për të hequr dorë nga përgjegjësitë gjë nuk i shërben stabilitetit dhe të ardhmes europiane të vendit. Kryeministri ka përsëritur se zgjedhjet do të bëhen me 18 Qershor, është vendimi i opozitës për të asgjësuar veten e saj duke mos marrë pjesë në këtë proçes tha ai. Në këtë çështje nuk ka vend për krahasim me ngjarje të vitit 1997-nënvizoi ai. Kryeministri i cilësoi të papranueshme deklaratat e opozitës për të protestuar më 7 maj në Kavajë. Kreu i qeverisë tha se është i gatshëm të negociojë me opozitën për zgjedhjen e presidentit, por veçoi dy çështjet e panegociueshme datën e zgjedhjeve dhe qeverinë teknike duke ia lënë këtë çështje si e drejtë e kushtetutës dhe e qytetarëve. Në këtë intervistë nuk munguan edhe batutat.

INTERVISTA E PLOTE

Babaramo: Zgjedhjet e përgjithshme u lanë në 18 Qershor. Por lideri i PD tha që nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje deri në krjimin e një qeverie teknike. Po sot, Rama tha se zgjedhjet do të zhvillohen më 18 Qershor me ose pa opozitën. Kemi dy trena me shpejtësi të lartë dhe përplasja e parë do të jetë Kavaja.
Do shmanget përplasja e trenave?

Rama: Nuk shoh gjë të tillë. Është e drejta e popullit të na tregojë se kush do na qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Unë nuk shoh asnjë krizë që PD sheh dhe kërkon të na i faturojë të gjithëve

Por LSI e PDIU kanë thënë se zgjedhjet nuk bëhen pa opozitën. Po nëse shkoni në zgjedhje ju dhe Blushi që ju vijnë si një bekim
Nuk shoh asnjë bekim sepse PS është në të drejtën e saj për t’u paraqitur para zgjedhësve sesa shume ka për të bërë, sa duhet të bëjë. Jemi në një proces historik reformash. Reforma në Drejtësi është jetike, jemi në një udhëkryq ku paraqitet e ardhmja e Shqipërisë si një mundësi reale apo në një afat të pacaktuar. Lërë se cfarë thonë, zgjedhjet do të bëhen, kush do të paraqitet le të paraqitet, kush nuk do, mos të paraqitet

Por do futeni pa opozitë?
Vendi nuk do të mbetet kurrë pa opozitë

Po zëvëndësoni vendin me një opozitë tjetër, kjo i bie të jetë opozitë e telekomanduar…
Për fat të keq, përvec PD e disa satelitëve të saj, unë nuk shoh rrugë tjetër vetëm dialogun, jam i gatshëm për një dialog pa kushte, duke shpresuar se në tryezë do të gjendet filli i arsyes, jemi të gatshëm të pranojmë cdo gjë, që përmirëson, kuadrin ligjor të zgjedhjeve dhe cdo mekanizëm që mund të përbëjë një garanci më shumë për opozitën, por nuk jemi të gatshëm ta kthejmë Shqipërinë mbrapa dhe në fund të fundit shteti që ne duam të ndërtojmë është një shtet që bazohet në Kushtetutë, në respektin për qytetarin, ndaj Kushtetutës sesa të thuash; o kështu o rashë vdiqa nuk ka.

Po partnerët në koalicion?
Nuk duhet të komentoj partnerët tanë në koalicion, natyrisht që qasja e tyre është e ndryshme nga e jona është në të drejtën e tyre, e kam lexuar si përpjekje për të rregulluar situatën, është një tentative, nuk e ndaj në parim por e mirëkuptoj si të tillë, nuk shoh arsye për të komentuar, mendoj që në fund të ditës do jenë në zgjedhje, në qoftë se PD vendos të vrasë veten ta vrasi veten, nuk bëjmë çfarë nuk ka lejon kushtetuta, nëse do të shkojë para gjykimit të popullit të na bëjë me dije me gjithë ndryshimet në kodin zgjedhor.

A mund të bëhen zgjedhjet nëse anëtarët që s’janë propozuar nga PS, do japin dorëheqjen?
18 qershori është dita e gjykimit të popullit për partitë politike dhe kusht do qeverisë për 4 vite. Nuk do ta ndalojë askush të marrë pjesë në zgjedhje dhe të dali para popullit, është një përpjekje për të penguar pasi të marri pjese ne zgjedhje, PS është forca e madhe që garanton se reforma në drejtësi nuk do mbytet në ujërat që do ndikojnë negativisht për Shqipërinë,

Zgjedhjet do bëhen në 18 qershor edhe nëse do jenë PD dhe LSI?
Po jua përsëris që nuk e shoh LSI-në si problem në këtë proçes, PD është problemi në këtë proçes, LSI ka bërë një përpjekje me vullnet të mire për të zgjidhur situatën, jemi forca më e madhe në vend, jemi forca që kemi marrë përsipër të bëjmë shtet. Kemi bërë gabime, kemi të meta, ka shume gjëra për të bërë, nga ana tjetër nuk bëjmë gabime të qëllimshme në kurriz të Shqipërisë dhe qytetareve.

Ju e ndani qëndrimin e PD me LSI kur duket sikur janë të njëjta?
Ju mendoni atë qe mendoni, unë mendoj që LSI dhe Ilir Meta janë në profilin dhe natyrën e politikës tyre, është e ndryshme nga e jona dhe ka një qasje tjetër.

Pse mendoni se nuk do te shtyhen zgjedhjet? Pse te mos ndodh e njëjta gjë si atëherë kur ju ishin kandidat për kryetar bashkie?
Është e vërtetë, ajo që ne paraqitëm u pranua ndërkombëtarisht, ndërkohe sot nuk kemi asgjë tjetër prej opozitës për të përmirësuar kodin zgjedhor. Ne sot kemi një proces zgjedhor që është i disati ku Policia e Shtetit nuk është problem më në Shqipëri dhe nuk kuptoj si mund t’i kërkohet qeverisë të largohet para zgjedhjeve sepse kështu do një pakicë. Ndërsa kjo qeveri ka lindur për të larguar nga pushteti ata që janë në çadër dhe detyra ime është të qeveris jo ata që janë në çadër po ata që ma kanë besuar qeverisjen. Data e e zgjedhjeve përcaktohet nga Kushtetuta.

Në 2007-ën kishte Kushtetutë?
Në 2007 ishte problem real në tavolinë. Sot ka vetëm muhabete rakie në çadër në një çasje destruktive të opozitës që është futur në çadër për të mos votuar fillimin e reformës në drejtësi. Për herë të parë në historinë e këtyre 20 e kusur viteve shoh forca politike që janë të gatshme të na ndajnë për së gjalli nga Europa sepse i friken si djalli temjanit reformës ne drejtësi dhe për rrjedhojë gjykimit të popullit që do drejtësinë.

Rama detaje mbi pergatitjet per dialogun: U ra dakort për takimin orën, vendin, por Basha u tërhoq

Jeni i gatshëm të negocioni gjithçka përveç qeverisë teknike?
Gjithçka që është në binarët e arsyes. Jam i gatshëm të diskutojmë sy më sy, hapur ku ndodhemi, çfarë rrezikon Shqipëria në këtë moment në raport me BE dhe shtetformimin në Shqipëri dhe për t’i thënë që jemi të gatshëm të pranojmë çdo gjë. Ne kemi qenë në çadër dhe kërkonim hetim parlamentar, jo të ndryshojmë datën e zgjedhjeve. Megjithëse ne na u grabit bashkia, na u vranë njerëz në bulevard nuk thamë kurrë nuk do hymë në zgjedhje. Një opozitë që nuk hyN në zgjedhje se ka frikë nga drejtësia është një opozitë që i ka ardhur koha për të vdekur dhe për tu ringjallur në një formë të re. Të gjithë miqtë dhe simpatizantët e PD janë të pataksur nga ajo që dëgjojnë nga çadra.

Në fakt negociatat mes dy blloqeve politike, reale janë ato që nuk shfaqen në kamera. Në fakt ka emisarë, ndërmjetës vendas apo ndërkombëtarë, më saktë, keni kanale jopublike që komunikoni me Lulzim Bashën?
Jo nuk kemi të tilla. Kemi insistuar vazhdimisht, jo është në gjumë, jo është i lodhur, jo duhet të negociojë me aleatët për mbledhjen, jo u caktua vendi jo nuk u caktua, pastaj pa kushte, për datën, e diskutojmë, jo nuk e diskutojmë dhe në fund fare morëm një kërkesë, që donin dorëheqjen e firmosur të kryeministrit në tavolinë. Më fal po nëse e do të dorëhequr me kë do diskutosh?

Basha tha sot se ka 5 ditë që pret të diskutojë me ju dhe kjo nuk po ndodh
E pavërtetë! Sepse persona teknike ulen në tryezë për dokumenta të caktuara pasi fillon dialogu. Personat teknike, përcaktojnë axhendën, orën, vendin pastaj çfarë do të dilet pas dhe çfarë do të dakortësohet më pas, pastaj do e bënin personat teknike.

U përcaktua dhe ora?
Po, por nuk u konfirmua kurrë

U përcaktua ora domethënë?
U takuan dy personat dhe folën për orën, vendin, dhe u caktuan, por asnjë gjë më pas. Po nuk kanë rëndësi sepse nuk u bë asgjë

Janë detaje, kuriozitete dhe fakte që dëshmojnë
Unë flas të vërtetën, nëse ju mendoni se unë gënjej, puna juaj. U ra dakort për axhendën, vendin, orën

Axhenda për çfarë?
Atë që u desh të shkruanin ata

Atëherë pse nuk u bë?
Duhet të pyesni Lulzim Bashën se përse ka frikë për të mos u ulur me mua. Ju kujtohet kur thoshte ulemi po me kusht mos të flitet për Fierin. Imagjino t’i bëja unë një kërkesë kryeministrit të asaj kohe, më jep dorëheqjen dhe më pas të veprojmë sesi do veprosh me mua në dialog. Jemi në një moment qesharak dhe në një moment kur rrezikojmë të bëhemi qesharakë, dhe si ka mundësi që një parti e madhe si PD të mbyllet në një cadër dhe të refuzojë të mos shkojë në zgjedhje. Këtë nuk e kuptoj. Është një katund i tërë aty që i merr shqiptarët për budallenj. Zgjedhjet pa opozitën bëhen në vende diktatoriale,

Ka vende si Turqia, Rusia që bëjnë zgjedhje pa opozitën
Po po, por kështu pyetja kur a mund të bëhen zgjedhjet pa opozitën kur disa parti janë në një situatë si kjo sepse liderët e tyre çmenden, kjo nuk është një cështje e demokracisë, është një cështje e sociopatologjisë, jo e demokracisë, të gjithë janë të barabartë në zgjedhje të thirrur nga populli në gjykim. Nëse një parti si PD thotë jo, kur nuk thotë asnjë fakt konkret të Pse-së. Jo se s’dua unë se ju jeni maskarenj, kriminelë, trafikantë, kjo nuk është politikë, kjo është një nivel; shumë i agravuar i lideri të PD.

Rama: Me Meten flasim shpesh, por ai nuk komplikon, por zgjidh situatat

Këmbëngulni gjithnjë te PD për qeveri teknike, por edhe tek LSI, mos është një sinonim?
Sinonimin e shihni ju unë e shoh ne kuadrin e përpjekjes që ka bërë dhe bën për të dhënë një kontribut siç e mendon ai për të relaksuar një situatë që për Ilir Metën është krizë e politikës dhe për mua është e PD, ai ka hedhur një tezë që të tërhiqet nga ministritë, për mua përkon me diçka që të heqim dorë nga përgjegjësitë që e kemi ndaj atyre që na kanë votuar ndaj një procesi që vetëm nuk ka stabilitet më. Nuk bëjmë precedentin që kush futet në çadre hipën në pushtet. Jemi për t’i shërbyer popullit për arsimin, shëndetësinë, ekonominë, për të gjitha, ata që ata i quajnë dështime mashtrime, PD ka që kur ka rënë nga pushteti që s’ka lider s’ka skuadër s’ka program s’ka alternative për ti dhënë Shqipërisë, programi është ai i vjetri, asgjë e re në frontin e çadre.

Meta e ka bërë publike që LSI është e gatshme që të lërë mandatet, jua ka thëne ju në takime që keni zhvilluar më para?
Ne flasim hapur dhe jo gjithmonë jemi dakord, i ballafaqojmë programet tona, të thuash po ikim ti japim mundësi zgjidhje, është ta komplikosh situatën. Eshtë në natyrën dhe profilin e Metës, është Ok s’ka problem, s’është opsion heqja e përgjegjësisë, do dëmtonte qëllimin në ketë detyrë të bëjë gjithçka çdo ditë dhe për të luftuar për drejtësinë, për të rritur ekonominë, për të rritur punësimin, për të bërë shtet.

I ballafaqoni përballjet tuaja me Ilir Metën, për procesin për çfarë keni rënë dakord?
S’kemi rënë dakord për asgjë sepse e vetmja pikë për cilën diskutojmë është kjo që po diskutojmë, nuk kemi pasur nevojë për të rënë dakord për asgjë.

Çfarë ndodh nëse LSI tërheq ministrat nga qeveria?
Nuk dua ta besoj dhe nuk flas me Nëse. Por çdo gjë të paktën sipas meje duhet komentuar atëherë kur ndodh.

E keni ne skenarët e mundshëm, do vazhdoni qeverisjen me zv/ministra apo do kërkoni mocion besimi?
PS dhe unë nuk tërhiqemi nga përgjegjësia. Kemi detyrim të përbashkët si koalicion për të bërë deri në ditën e fundit punët që na kanë ngarkuar dhe dua të besoj që do ta përmbushim së bashku.

Ju këmbëngulët që të respektohet Kushtetuta por në 20017 zgjedhjet u shtynë…
Zgjedhjet atëherë janë shtyrë nga 20 janar në 18 shkurt, janë shtyrë brenda mandatit qeverisës së kryetarit të bashkisë. Kushtetuta nuk u shkel. Në atë kohë nuk ka pasur limitet që kemi sot. Sot mandati i kuvendit skadon me 9 shtator dhe mbi të gjitha kjo është përpjekje për të marrë peng qeverinë dhe PS për të mos lejuar zgjedhje sepse ndërkohë është marrë peng vettingu dhe reforma në drejtësi dhe shtyrja e zgjedhjeve është një shtyrje për të shtyrë në kalenda greke vetë reformën në drejtësi duke hapur hendek me BE. Është një hulli që nëse e lenë të hapet cenon vendin. Njerëzit sot po e shohin se është reale ajo që ne thonim sa humbet vendi nëse kthehemi mbrapa.

Edhe Ramiz Alia i shtyu zgjedhjet për të respektuar pluralizmin?
Pluralizmi është e drejta e çdokujt për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Kur ishte Ramiz Alia nuk ishte e sanksionuar, sot është e sanksionuar në Kushtetutë. Pluralizmi është i lirë, do të shkosh në zgjedhje shko, nuk do mos shko. Populli do shkojë në zgjedhje me 18 qershor. Nuk tolerohen marrëzi të tilla, kjo është marrje peng e demokracisë.
Garancitë janë njësoj sepse institucioni që merret me zgjedhjet janë KQZ, KZAZ dhe gjithë ky institucion piramidë është i ndarë, 50% shumica e 50% opozita, Por përsëri, përsëris nëse ka mekanizma të reja që garantojnë procesin jemi të gatshëm të ndërhyjmë e përmirësojmë

Rama: Te heqim numeruesit politike, te jene njerez te thjeshte

Votimi elektronik, ju e pranoni?
E para e punës është një votim që edhe ata që e kanë ezauruar po e braktisin. Ministria e Jashtme franceze para pak kohësh qarkulloi një qarkore ku tha se votimi elektronik ishte i pasigurt.

Nuk po flasim për e-mail
Votimi elektronik sot ..

Si bankomati i bankave,fut kartën e vota numërohet…
Babaramo, votimi elektronik prezumon internetin. Por vetëm një vend bën votim elektronik, Estonia. Por ja ta zemë se e konsiderojmë, por ato bankomatet duhet të kenë lidhje interneti me çdo fshat të Shqipërisë duhet të jetë ai bankomati, fibrat optike dhe kjo nuk është një gjë që bëhet për 1 muaj, e 1 vit

Ekspertët e opozitës kanë thënë se kjo bëhet për 2 muaj
Po ekspertët e opozitës kanë refuzuar dhe numërimin elektronik. Në konstatuam se identifikimi elektronik ishte teknikisht i pamundur, u bënë dy projekte pilot dhe dështuan. Dëshmi e them për arsye banalel, kompania dështoi. Fleta e numërimit nuk detektohej.

Votim elektronik po flas ku ti dhe voton por vota dhe kontabilizohet
Babaramo…

Po pse këmbëngulni për numërim elektronik
Po dhe cuditërisht kjo zgjidhje që është më e mira nuk e ka as Franca, as Gjermania, as Anglia. Gjermani e ka shpallur antikushtetues votimin eletronik që për teknologji është më e përparuar se PD. Votimi elektronik nuk është i sigurtë Gjermania e ka shpallur antikushtues

Gjermania e shpalli antikushtues
Po, po e shpalli. Të heqim numëruesit politikë, por të jenë mësues, profesorë, mjekë, njerëzs të thjeshtë pa bindje politikle dhe nëse gabon e ha gjobën. Ne ua kemi garantuar votën cdo subjekt që pretendon se i vidhet vota, hapet kutia e sheh ndaj të gjitha janë alibira

Siç ju ndodhi ju në vitin 2009?
Në momentin kur numërohen kutitë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe ka komisionerë që kanë shkuar në burg për falsifikim pasi janë hapur kutitë

A keni menduar çdo të thotë opozita
Nuk jam këtu të bëj bebisiterin e opozitës. Unë dua që të jetë një proces i ndershëm, që policia të bëjë detyrën e saj, që as në 2009 as në 2011 nuk e kishim me policinë, Policia qëndroi korrekt,cështja e policisë, ishte korrekte

Po ka akuza se Policia mund të përfshihet, ministri nga Durrësi që thotë se PS do përdorë policinë për të vjedhur votat
Këto janë halucinacione, nuk janë as arsye sepse Policia sot është institucioni më i besuar i shqiptarëve e nuk është gogoli që e shohin ata.

Në axhendën që parashtruat u ra dakord për presidentin?
Qeveria teknike, data e zgjedhjeve s’deshën të diskutonin gjë tjetër.

Jeni dakord të negocioni presidentin konsensual?
Nuk ka asgjë që nuk negociohet për aq kohë sa janë në dorën tonë. Në dorën tonë nuk është mandati i shqiptarëve, qeveria dhe të shtyhen zgjedhjet. Të tjerat janë të ndryshueshme. Duan të ndryshojmë kodin zgjedhor e ndryshojmë, duan të diskutojmë për presidentin e bëjmë. Por këto nuk mund të zgjidhen në çadër me këngë valle dhe fjalime halucinante. Edhe datën e zgjedhjeve e diskutojmë edhe qeverinë teknike, por nuk biem dakort.

Bini dakord për presidentin konsensual?
Duhet ta dëgjoj me ata që te them çfarë mendoj. Unë për president konsensual jam e i interesuar. Po nuk pati konsensus. Me PD jemi gati të diskutojmë çdo gjë.

E keni diskutuar ne Metën zgjedhjen e presidentit?
Jo

Rama: Jam takuar me Fatos Nanon

Sa herë diskutohet presidneti shfaqet emri i Nanos, e keni takuar së fundmi?
E kam takuar. Kam plot njerëz që kam takuar nuk do bëj një listë të tyre.

I keni normalizuar marrëdhëniet?
Takohem me njerëz nga më të ndryshmit.

Është Nano në listën e kandidatëve për president?
Vazhdojmë me bisedën se ishim mirë. Nuk kanë njerëzit interes që të dinë se kë kam takuar. Njerëzit duan të dinë nëse kjo që po ndosh sa shumë mund ta afektojë rritja ekonomike.

Ka njerëz që duan të dinë nëse lideri aktual i ka normalizuar marrëdhëniet me liderin historik?
Të thashë që e kam takuar.

Çfarë u tha në darkën e fundit që patët me Metën, çfarë u ra dakord?
Është përshtypje e gabuar kjo që keni se në darka shkohet për negociata. Në një darkë që mund të ketë qenë e dyta jashtë zyrës në 3 vite e gjysmë nuk shkuam për të negociuar por shkuam të hamë një darkë si njerëz të zakonshëm por fatkeqësisht ht u kthye në histori pulash të rrjepura.

Nesër pas darkës gjithë mediat rendën pas lajmit të shpërndarë se u arrit marrëveshja
Kjo është gënjeshtër, juve jeni një katund mediatik

Kush ne?
Po ta kisha për ty e kisha thënë, Ti

Po kush, jo ti, jo ti, as ti jo…
Po nuk ti je në prodhuesit e lajmeve të rreme, ti komenton lajmet e rreme, je në botën e lajmeve të rreme

Edhe aq inoçent nuk jam, por të qëndrojmë tek pyetja. Të qëndrojmë tek darka, kreu i LSI doli me qëndrim të kundërt, madje se do të dorëzonte gjithë mandatet
Këtë bisedë e bëmë në pjesën e parë të emisionit, por unë preferoj të flas më shumë sesi besoj se ne do rrisim shumë më ndjeshëm ekonominë, punësimin, duke luftuar për drejtësi e rritje ekonomike dhe njerëzit janë shumë më të interesuar për këto

Po tani të flasim për krizën
Krizën e shihni ju në çadrën e PD. Këtu ka një krizë nervore të PD

Do bëni koalicion me Ilir Metën për këto zgjedhje
Kur të vijë dita do ju njoftojmë siç ju kemi njoftuar kurdoherë

Publicitet takohemi në pjesën e tretë kudo të flasim….
Shpresoj të flasim për gjëra të rëndësishme që shqetësojnë vendin

Shpresoj të mos përmendni më mediat kazan
Këtë kërkesë nuk jua plotësoj dot

Zgjedhjet e kanë një prove gjenerale në Kavajë dhe do këtë protestë nga PD në zgjedhje ku mund të bllokojnë zgjedhjet, a mund të shkojmë në situatë kautike?

Këto janë ëndrra në beze sepse nuk merret peng populli, sistemi që është i bazuar te zgjedhjet, është për të ardhur keq për PD që është katandisur në këtë derexhe, duhet te ishte duke u ballafaquar për reformat dhe programet, po synon të përballë njerëzit me njëri-tjeterin, kjo është një thirrje për të futur njerëzit në një konflikt ku shqiptaret kanë qenë një herë ku shqiptaret e shmangen dhe nuk shkuan në luftë civile në 97, natyrisht të jenë të sigurt të gjithë që kjo është e parealizueshme. Populli i Kavajës ka votuar 20 vite PD dhe s’ja ka parë hajrin dhe sa votoi PS ndodhi ndryshimi nuk është e kuptueshme të ketë deklarata të tilla nga PD në vitin 2017 por nga ana tjetër jam i qetë se jam i bindur që sido që të rrotullohet bota e vogël e atyre që janë kyçur në çadër nga frika e vettingut nuk e ndalin dot zhvillimin për ekonominë, mirëqenien,arsimin.

Çfarë garancish ka që në zgjedhjet e 18 qershorit nuk do ketë persona me precedent?

Ka një ligj dhe kjo është një tjetër alibi absurde, në këtë shtet ne duam që garancitë të jenë me ligj dhe ka një ligj që e ndalon të futen njerëz të tillë në proces zgjedhjesh dhe ketë ligj e zbaton prokuroria e përgjithshme, partitë dhe qeveria nuk kanë lidhje, bëjnë hulumtimet dhe kur del një kandidat që ka gënjyer hiqet. Nuk ka shans të ndodhi ato që i ndalon ligji.

Ju si do ti hartoni listat? Do shmangni tw fortët apo biznesmenët apo do zgjidhni juriste apo profesor akademike e me radhe?

Kur të bëheni ju kryetari PS ju do e bëni si të doni, ne do e bëjmë siç besojmë që duhen bërë, jemi një ekip që i bëjmë sipas qarqeve, patjetër që do nisemi siç kemi bërë gjithmonë, sepse jo të gjithë janë profesor, Paulin Sterkaj nuk është profesor dhe është deputet i nderuar dhe i lidhur me popullin dhe deputet janë profile të ndryshme dhe përfaqësojnë komunitetet e tyre dhe përfaqësojnë njerëz të ndryshëm dhe për fat të mirë nuk ia vlen të diskutohet dhe ka një ligj. Çdo njeri që regjistrohet shkon në prokurori dhe heton ne sistemin e vendeve tjera dhe nxjerr kush ka vepra penale dhe shqiptarët në këtë periudhë të historisë tonë kanë pasur aventura dhe mbaron ikën.

Nga korrespondentet na vijnë sinjale që do vendosen duke kandiduar vëllai motrën apo të afërm?
Së pari, të mos e bëjmë bisedë joserioze. Çdo parlament është pasqyrë e popullit, ka profesore, punëtorë, ka njerëz që as nuk të bie mendja që janë. Kam parë parlamentin në Francë ku 20 apo 30 veta flasin, por kjo nuk do të thotë se pjesa tjetër nuk e përfaqëson popullin.
Për veprat penale, nuk kemi vendosur ndonjë standarde europian se asnjë vend në botë nuk e ka këtë, por ka një standard të vlefshëm për kohën, ligji është aty. Nuk ka ndërmend njeri të dalë mbi ligjin. Kjo është çështje e mbyllur, jo motra, jo vëllai, jo xhaxhai, tani këto janë muhabetet tuaja, Nuk jemi në kohën kur duhet të persekutonim një fis të tërë për këtë gjë.

Jeni i gatshëm të pranoni ndryshimin e sistemit zgjedhor, një proporcional kombëtar, primarin?
Jo këtë nuk e pranoj. Është një ndryshim kushtetues që nuk i takon 10 ditëve të fundit

Të flasim për Idrizi i PDIU
Pse cfarë ka ndodhur se nuk di gjë

Sot u konstituua komisioni parlamentar që u mor me Vettingun dhe PDIU që kishte dërguar emrin e Idrizit u skualifikua
Nuk ka ndonjë gjë të veçantë. Tre nga shumica e tre nga pakica sipas peshës PS mori 2, PDIU mori 1, po mund të merrte një dhe partia tjetër. PS ka peshën më të madhe të përgjegjësisë në reformën në drejtësi, nuk është ndarë ndonjë gjë e natyrës dhe s’ka të bëjë me diskriminim.

Ushtria nper kanabisin? Rama: Po e perfshime, por jo per ta shkulur

Ish ministri i LSI tha të futet dhe ushtria, ju e kundërshtuat por ama këtë masë e keni adoptuar
Jo ku e kemi adoptuar

Në paltformën që paraqiti Peleshi theksohej, deri nga ushtria, doganat…
Jo, këtu bëhet fjalë për përshkallëzimin e një lufte që ne do e cojmë deri në fund dhe do e çojmë deri në fund.
Nuk ka përfshirje të ushtrisë si një forcë që do shkojë në terren të shkulë kanabis, por ka përfshirje të ushtrisë që në fluturimet e veta për stërvitje të marrë dhe misionin për monitorimin e parcelave një mision Ad Hoc. Kjo është e dakortësuar dhe me ekspertët e huaj

Çfarë do bëni me dekretin e presidentit që ktheu pas ligjin e mbetjeve, do ta tërhiqni apo prisni momentin të keni votat?
Nuk është çështje votash por duam të avullojë gjithë gazi karbonik që u krijua që njerëzit të besojnë se ka një erë të keqe. Duam që njerëzit të jenë sa më të qartë dhe të qetë në lidhje me këtë.

Çfarë qëndrimi ka pasur meta e LSI?
Të njëjtin qëndrim. Të marrim kohë që njerëzit ta kuptojnë këtë ligj, që u kthye në një panik dhe propagandë të rreme. Si puna e lajmit me kontenierë që lindin nga çadra. Janë gati t’i fusin njerëzve çdo lloj paniku sepse nuk janë gati që drejtësia të çlirohet nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

Çfarë do bëni me projektin e By-passit në Gjirokastër, ekspertët e kundështojnë sepse krijohet një mur ë lartë paralel me bedenat e kalasë dhe sipas ekspertëve është një zonë tektonike e paqëndrueshme, a mendoni se duhet ta tërhiqni këtë projekt?
Projektin se kam bërë unë, është në diskutim, nuk do imponohet. Ka kundërshtime të arsyeshme që do merren parasysh.

Përse pas 4 viteve nuk ka përfunduar By-passi i Fierit?
Për fat të keq ky është një projekt i nisur së prapthi dhe tenderuar së prapthi. Kemi gjetur një kontratë që nuk zbatohej nga kompanitë kontraktore, ishte e pamundur të ecnim përpara. Kështu kanë qenë të gjitha projektet të nisura dhe të lëna përgjysmë, na është dashur t’ia nisim nga e para. Na është dashur të shlyejmë një mal me borxhe për kompanitë që gjetëm në parg të falimentimit.

Si do zgjidhet?
Do pezullohet kontrata do bëhet kontratë e re. Duhet ta kuptojnë të gjithë sa kemi bërë. Sot jemi në kushtet kur kemi 3,5 % rritje ekonomike kemi filluar shlyerjet e borxhit publik, nuk kemi akumuluar borxhe të reja, kemi 183 mijë të punësuar më shumë në librin e llogarive të shtetit që paguajnë në taksa, kemi 38 mijë vende të lira pune në zyrat e punës.

Këtë e thoni ju nuk është borxh i fshehur, kur bëni ekonomi edhe këtu më ikën mendja fare, kur ta bëni duhet të jeni të informuar..

Koncesinion duhet ta paguaje buxheti..

Po të ishte kaq bazike do ishin bërë gjithë ekonomiste, nuk jemi të gjithë ekonomiste, kemi një program 1 miliardë investim që do të thotë rrugë shkolla spitale, duam që 4 vitët e ardhme të mos këtë shkollë të rindërtuar,, siç po bëjmë në Tiranë që po i japim fund turneve të dyta në shkolla të bëhet në gjithë Shqipërinë. Është një borxh i diskutuar me FMN dhe Bankën Botërore për të paguar projekte për të financuar bankat. Lajmi i mirë është që do japim fondin për kompaninë që ka marrë përsipër rrugën e Arbrit. Kompania do investojë 2 vitet e para nga buxheti i saj, dhe pas 2 vitesh do i shlyejë qeveria me buxhetin e saj. Financon privati dhe shlyen më pas shteti.

Ju pyeta për koston.. a ekziston mundësia të rritet?

Nuk është koncesion, nuk është pipipi, është Project financy, nuk është rrugë me lekë është rrugë që do bëhet nga kompania dhe paguhet nga shteti dhe është pronë e shtetit. Tjetër gjë është që më vonë ta japim në administrim nga privati.

Më thoni një rrugë që keni ndërtuar?

Sa të duash dhe flitet me kilometra nuk flitet me rrugë. Për rrugën e kombit kjo qeveri ka ndërtuar më shumë se qeveria e mëparshme. Më thuaj një rrugë që kanë mbaruar ata.

Një rrugë e latë përgjysmë dhe nuk ka përfunduar rruga Elbasanit??

Është dezinformacion dhe është komplet gënjeshtër. Është bërë sot një debat dhe deputetet e PS s’kanë pasur të drejtë sepse është shembur dhe kjo është histori a e rrugës Elbasanit. Këtu janë të involvuar dhe banka islamike dhe eksponentë të huaj dhe janë skandalizuar.

Jeni sulmuar nga media të ndryshme të rajoni për nënshkrimit të platformës së Tiranës?

Si mundet mirë ata por ju mediat këtë ta merrni këtu për të mirëqenë dhe kjo është platforma e Tiranës,. Dhe nuk ka një platformë të tir4anës dhe ka një platformë të partive shqiptare dhe kemi nënshkruar për të përbashkëtat. Ata s’kërkuan asnjë garanci nga unë i kemi takuar një nga një se kanë kërkuar ndihmë për një nga një dhe është bashkuar në një copë letër dhe presidenti Ivanov dhe Vmro ndërton një alibi, e vërteta nuk është siç e thonë ata është ndryshe, po ju them 2 gjera juve. E para nuk kam pranuar të takoj lider gjatë fushatës që të përdorin foto në fusha. Kjo qeveri është qeveria që kur bëri reformën administrative rritëm bashkitë dhe lamë dhe një bashki për minortetin dhe emrin ia lamë siç e deshëm ashtu, ashtu si të ndjehen si në shtëpinë e tyre. Kjo është e gjitha, nuk ka asnjë cudi është një përpjekje e shqiptareve atje për ta bërë Maqedoninë më të fortë dhe kjo bëhet siç e dojnë shqiptaret. Shqiptarët nuk janë refugjat në Maqedoni, janë pjesë integrale e një populli me dy etni.

Si ju shkon gara me Hashim Thacin. U krijua një debat deri kush ka më shumë kontakte me të, deri diku dhe xhelozi për Vuçiç. Përse u investuat kaq shumë në marrëdhënie me Beogradin, kur Beogradi është deri diku i izoluar në rajonin e Ballkanit, konflikti me Bosnjen, gjuha e ashpër me Malin e Zi, tentativa e dështuar për grusht shteti. Kur Vuçiç është i izoluar në rajon pse ja jepni këtë kamerdare shpëtimi
Po si është e mundur që flisni kështu mo, po si u bëka grushti i shtetit në Malin e Zi nga Beogradi mo, po deri këtu arrini mo..

Po pse kush e bëri
Nuk dua të hyj në këtë nivel

Unë citoj ‘The Economist’
Pse si tha që e bëri Mali i Zi..

Po që u bë me ndërhyrjen e Beogradit
Po jo pra. Pyetja është nonsens dhe nuk kam çfarë të përgjigjem. Shqipëria sot në krahasim me Shqipërinë e vitit 2012 është si dita me natën për rolin në rajon, imazhin e saj në Botë dhe këtu e kam në kuptimin e botës që merret me ne. Mënyra sesi ka qenë aktive për politikën e jashtme nuk ka të krahasuar me atë të viti 2012 dhe është bërë shumë në këtë drejtim për këtë proçes se natyrisht 100 vjet histori nuk lihet pas aq kollaj dhe ka momente kthim pas, momente konfliktimesh, por ajo që ka kuptim është se roli ynë është botërisht i njohur

Keni bërë ndonjë vizitë në Kroaci
Po kam bërë dhe këto janë spekulime shumë të mëdha. Unë kam shkuar dy herë në Kroaci, në Maqedoni por janë krijuar situata që nuk i kam krijuar unë, kam qenë në Bosnjë, shpesh në Kosovë dhe janë biseda që realisht në thelbin e tyre demonstrojmë diçka, që Shqipëria është shumë aktive në rajon se nga sa ishte

Marrëdhëniet me fqinjin jugor ishin tejet të tensionuara deri para pak muajsh ndërkohë që ka një heshtje nga të dyja palët, akuzat dhe kundër-akuzat duket sikur janë pezulluar kanë heshtur. Në kohën kur këto ishin në kulmin e tyre, a i druheshit një vetoje që mund ti bëhej nga Athina në procesin e integrimit siç e përdor ndaj Shkupit?

Unë nuk kam menduar asnjëherë që mund të ndodhte sepse unë kam respekt për inteligjencën e fqinjëve tanë dhe nuk kam dyshuar, dhe këtë rast do ti mungonte inteligjenca por nga ana tjetër janë disa gjëra që kanë të bëjnë me dinjitetin e Shqipërisë dhe me të drejtat e Shqiptarëve që nuk mund të anashkalohen, nuk mund të mos përmenden, nuk mund të negociohen po themi në funksion të një sipërfaqe të qetë. E rëndësishme është ajo që ne kemi folur hapur asnjëherë s’kemi dashur të ushqejmë ndjenja negative ndaj Greqisë sepse nuk i kemi por ajo që është e rëndësishme është që kemi folur hapur dhe kemi qëndruar në mënyrë dinjitoze për disa çështje që mendojmë se janë dinjitoze dhe mund të zgjidhen vetëm në qoftë se flitet hapur.

Please follow and like us: