Albspirit

Media/News/Publishing

Humbja e dosjeve sekrete në Ministrisë së Brendshme u fsheh më shumë se një muaj

Humbja e disa dosjeve sekrete në zyrat e policisë së shtetit besohet se ka ndodhur muajin e kaluar, raporton “Panorama”.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë muajit mars 2017 por po verifikohet mundësia që dokumentet të kenë humbur edhe më parë.

Ajo çka është e sigurt sipas hetuesve është fakti se humbja e dokumenteve është konstatuar pas datës 20 mars 2017, kohë kur menjëherë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka bërë kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës.

Pasi ka marrë këtë kallëzim të bërë për veprën penale ‘shpërdorim detyre”, prokuroria ka kryer rikualifikimin e veprës dhe ka vendosur regjistrimin e procedimit për akuzën “Humbja e dokumenteve sekrete”, parashikuar nga neni 296 i Kodit Penal.

Sipas kësaj dispozite, “humbja e dokumenteve apo materialeve të tjera që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i janë besuar për ruajtje apo për përdorim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Burime të hetimit kanë thënë se dokumentet e humbura, sipas kallëzimit të bërë nga SHCBA janë raporte vëzhgimi apo informimi për personazhe të ndryshme edhe brenda radhëve të policisë.

“Nuk bëhet fjalë për dokumente sekrete, por për shkresa që kanë karakter konfidencial në nivelin e klasifikimit”, kanë bërë me dije burimet nga hetimi.

Sipas tyre, aktualisht, një prokuror që disponon certifikatë sigurie është duke verifikuar gjithë rrethin e personave që kanë pasur akses në kasafortën ku mbaheshin dokumentet e humbura.

Kallëzimi i SHÇBA dhe nisja e hetimeve nga prokuroria e Tiranës, kanë ndodhur para se ky rast të denoncohej në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Please follow and like us: