Albspirit

Media/News/Publishing

Kontribut të madh në fushën e gjeografisë dhe demografisë, ndahet nga jeta profesori Arqile Bërxholi

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare profesori i njohur i gjeografisë dhe demografisë, Arqile Bërxholi. I lindur më 3 shkurt 1943, ai dha një kontribut të madh në këtë fushë.

Arqile Bërxholi u diplomua në degën Histori-Gjeografi të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës në 1967-ën, me titull “Mësues i Historisë dhe Gjeografisë për Shkollat e Mesme”. Ai mbajti gjatë viteve të karrierës disa grada dhe tituj shkencorë si “Docent”, “Doktor i Shkencave”, “Mjeshtër Kërkimesh”, “Drejtues Kërkimesh” dhe “Profesor”.

Bërxholi është autor i hartave dhe atlaseve në Shqipëri, i një sërë studimesh në fushën e gjeografisë së popullsisë, të gjeografisë sociale, të gjeografisë urbane, të mjedisit. Profesor Bërxholi mbartte një përvojë pune mbi 45 – vjeçare në fushën e mësimdhënies në shkollën e lartë dhe atë kërkimore-shkencore.

Please follow and like us: