Albspirit

Media/News/Publishing

Liria intelektuale dhe akademikët në politikë; reflektime për veten e kolegët që i munguan Çadrës

Nevila Xhindi

Pas kaq ditësh proteste në Çadrën e Lirisë, ku qytetarë të thjeshtë gjetën hapësirën e munguar për të dëshmuar realitetin e hidhur, vrastar e të ungshëm ulur në tryezat e tyre, në lagjen, në qytetin, në Shqipërinë e pashpresë të kanabisit të qeverisë Rilindase, gjen mes tyre edhe kolegët e mi, akademikët, ata ”njeriu-njohuri”, njerëzit e ditur të auditoreve shqiptare, të gjunjëzuar nga reformat antireformë, të shantazhuar nga shefat e departamenteve, nga kolegët, e madje …nga punëdhënësit. Ata, shumë prej tyre, e thyen heshtjen! Ata që shpesh i akuzojnë se e burgosin veten në ujërat ndoshta intelektualisht tërheqëse të diskutimit thjesht teorik ndërmjet kolegëve, duke harruar realitetin që i rrethon, nuk i kanë munguar asnjë ditë çadrës, duke na kujtuar se janë qytetarë më së pari, dhe se qytetarët duhet të jenë të parët!

Ç’bën një akademik për Shqipërinë e tij?

Përgjigja e parë që të vjen është se ata kanë një rol pedagogjik për të luajtur auditoreve, porse më shumë se kaq është figura e tyre publike që i shpjegon ata kundrejt Shqipërisë. Prej tyre pritet që të jenë aktivë, të angazhduar, të shpjegojnë në një mënyrë të kuptueshme, të thjeshtë, në atë mënyrë që qytetari mesatar e kupton;pse opozita është në çadër, dhe qeveria në zyra?; kur dhe pse kriza politike u shfaq?;pse Parlamenti nuk funksionon?; pse reforma në drejtësi ka nxjerrë ’bishtat“ e parë?; cilat ishinimplikimet e vendimeve politike-ekonomike të marra nga kjo qeveri?; cilat janë masat politike-ekonomike-sociale që do të zbatohen?; çfarë u rrezikua/ kur/si/nga kush/?. Ky është një rol me rëndësi të madhe, veçanërisht në kohën politico-historikeqë jetojmë, kur qytetarët kërkojnë nga burime të besueshme informacione që t’i ndihmojnë ata të kuptojnë se çfarë është në rrezik dhe se si ata mund të preken. Akademikët duhet gjithashtu të jenë të përgatitur për t’u përballur me sfidën e pyetje të vështira ngritur nga qytetarët e interesuar, sidomos kur pyeten në lidhje me zgjidhjet e mundshme të krizës. Mundet të futen në histori me shpjegimet që japin! Kur kjo ndodh, siç ndodhi në Çadrën e Lirisë me shumë nga pedagogët, pritshmëria është që qytetarët të ndriçohen për alternativat e shumta që vijnë, si dhe mbi pasojat e mundshme të secilit opsion.

Sigurisht, që edhe akademikët kanë preferencat e tyre ideologjike, prandaj i duhet mëshuar fort rolit angazhues publik të tyre, ku atoi trajtojnë çështjet e diskutueshme politike me anë të njëqasja normative[1].Sa më të paanshëm politikisht të jenë akademikët aq më e vështirë bëhet mbështetjanormative që u lejon atyre që të ketë një qëndrim mbi çështjen në fjalë, ndaj misioni i tyre bëhet I rëndësishëm dhe vetëdija shkencore duhet të jëtë maksimale. Në këtë kontekst, nga akademikët nuk pritet të veprojnë në emër të organeve politike. Kjo do të thotë, që liria intelektuale është parimi kryesor i artikulimit të tyre publik dhe është e gabuar të mendosh që akademikët do pranojnë të jenë si një zgjatje e institucioneve politike, që ata duhet të angazhohen nëbazëtë parimeve dhe politikavetë miratuara nga këto institucione. Në qoftë se është ky rasti, atëherë liria intelektuale është komprometuar. Me shumë gjasa, në këtë rast, akademikët dhe roli që pritet për të kryejnë ështëgjithashtu i komprometuar.

 

Dua ta theksoj që e rëndësishme këtu është parimi themelor i lirisë intelektuale, si dhe mundësia e ndikimit të këtij parimi në marrëdhëniet në mes akademikëve dhe institucioneve politike.Sigurisht ka edhe akademikë heterodox në diskutimet e tyre dhe që shpërndajnë informacion për publikun bazuar mbi heterodoksinë e tyre, por edhe kjo gjithsesi duhet vlerësuar. E rëndësishme është që ky kod i sjelljes publike të akademikëve të punojë në dy mënyra: nga njëra anë, institucionet politike duhet të respektojnë akademikët dhe ‘lirinë intelektuale”, të inkurajojnë përfshirjen e akademikëve në  diskutime të hapura për politikën dhe dhënien e ideve; në anën tjetër, akademikët duhet të jetë të angazhuar ndaj ndershmërisë intelektuale dhe të mos jenë të angazhuar në një pozicion të njëanshëm të qëllimshëm me qëllim të indoktrinojnë audiencën. Megjithatë, liria intelektuale vepron edhe në mënyra të tjera përreth: psh kur akademikët e gjejnë veten tëangazhuar publikisht me institucionet politikenëpërmjet ekspertizës, kur ata bëjnë oponencën epolitikave, nëpërmjet sipërmarrjeve konkrete, analizave, rezultateve dhe rekomandimeve shkencore. Kjo nuk e zvogëlon lirinë intelektuale, por e forcon, e ridimensionon, i jep mundesinë të kontribuojë në të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

Akademikëve gjithashtu në momente politico-historike që po kalojmë,mund tu kërkohet për të dhënë kontributin e tyre teknik për institucionet politike, qoftë në nivel lokal apo kombëtar.Në këtë marrëdhënie trekëndore (akademikë- institucionet politike – qytetarë) na shfaqen disa kompleksitete. Është e zakonshme që institucionet politike kërkojnë ekspertizë akademike ose angazhim zyrtar.  Akademikët duhet të jenë të vetëdijshëm për kufizimet politike nën këtë detyrë nëse u kërkohet, e ndryshme me rolin pedagogjik akademikqë kryejnë në jetën e përditshme. Sigurisht, është e pakontestueshme që akademikët, si cdo individ, janë të depërtueshëm nga preferencat ideologjike.

Megjithatë, kur atyre u kërkohet për të siguruar ekspertizë apo angazhim zyrtar konkret për institucionet politike ata duhet të jenë të vetëdijshëm për rrethanat e përcaktimit politik.Ata duhettë jenë të përgatitur për ti rregulluar këshilla e tyre për kontekstin dhe për të vlerësuar mundësinë e efekteve tek publiku në rast se zgjidhjet e tyre janë të përfshira në politikat publike. Dallimi në mes të rolit pedagogjik akademik dhe rolit të tyre si ekspertë që këshillojnë politikën apo dhe zyrtarë në Institucionet politike,në fakt nuk është i papërfillshëm. Angazhimet dhe përgjegjësitë ndryshojnë kur krahasohen rolet. Nëse vepron si aktor pedagogjik ;ose; si ofrues i ekspertizës;ose; zyrtar për institucionet politike, akademikët duhet tëjenë të vetëdijshëm se rolet mund të jetë futur në kurth me rrugën evarësisë. Kjo do të thotë, që kur ata përdorin qasjet normative (pra bazuar mbi logjikën: çfarë është dhe si duhet të jetë), ndihmojnë qytetarët për të kuptuar se çfarë është në rrezik, por ata mund të shkaktojnë një kuptim të caktuar të çështjeve dhe implikimeve të tyre publike nëse marrin një post zyrtar ku propozimet e tyre të mund të konvertohen në politikat publike, dhe kështu edhe ato vetë mund të luajnë një rol me ndikim të qënësishëm në mirëqenien e qytetarëve. Ky është rasti ku mund të thuhet se në kundërshtim me cfarë kritikët pretendojnë se akademikët jetojnë në një kullë të fildishtë; politika ndryshoi si rezultat i ekspertizës së akademikëve dhe ndikimit të tyre tek qytetarët.

Këtë reflektim e kam jo vetëm me akademikët e munguar të Çadrës, por me mungesën e tyre në shoqërinë shqiptare, në mendimin intelektual dhe atëpublik. Roli i tyre, shpesh i këmbyeshëm herë si akademik, herë si politikbërës e herë si qytetar, para së gjithash ka balancën tek qytetari i mirë. Prandaj është me rëndësi të madhe që ato të shfaqen, të shprehen, të jenë aktivë e të artikulohen mes qytetarëve për qytetarët, se në fundtë ditës, akademikët janë qytetarë si gjithë të tjerët dhe jetojnë mes nesh!

[1]Qasja normative,  konsiston rreth asaj se “SI DUHET TË JETË” … së Karl Popper-it), gjithnjë duke u nisur nga pyetja se “ÇFARË ËSHTË”

Please follow and like us: