Albspirit

Media/News/Publishing

Ndocaj, kandidat për deputet i demokristianëve

Deputeti Eduart Ndocaj nuk do të jetë më pjese e Partisë Socialiste, pasi në zgjedhjet e pritshme të 18 qershorit do të kandidojë nën siglën e Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar.

“Kam zgjedhur të kandidoj me këtë sigël edhe pse nuk kanë munguar kërkesat e tjera, por kam zgjedhur të kandidoj me këtë sigël sepse dua që të jem deputet i këtij qarku me votat e qytetarëve dhe demokristianëve. Dua të jem deputeti juaj, dua të jem këtu mes jush”, u eshte drejtuar Ndocaj me nje mesazh votuesve lezhiane, ndersa  nënkryetari i PBDKSH-së, Alban Daci, ka konfirmuar se kjo force politike do të bëjë kualicion me ato subjekte që përshtaten me platformën demokristiane.

“Për momentin nuk kemi hyrë në negociata të drejtëpërdrejta sepse situata politike në Shqipëri është e tillë që akoma po diskutohet nëse do të hyjmë në zgjedhje apo jo. PBDSH është regjistruar në KQZ dhe do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare me kandidatë në disa qarqe”.

Please follow and like us: