Albspirit

Media/News/Publishing

Policia jep versionin zyrtar per vrasjen ne Skele

Rreth orës 22:58, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E.M., rreth 35 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i plagosur u transportua menjëherë në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Vlorë, por më pas ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në zonën e Skelës, ku shtetasi E.M., ka qenë në mjetin tip “Ford”, përballë një hoteli, kur është qëlluar me armë zjarri.

Deri tani, janë shoqëruar 2 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Janë ngritur grupe kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Please follow and like us: