Albspirit

Media/News/Publishing

Zaev-Gruevskit: Lëri kërcënimet, koha jote ka mbaruar

Pas deklaratës së kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka reaguar edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai i drejtohet kundërshtarit të tij politik, se e ka të kotë kur kërcënon dhe se koha e tij ka mbaruar. Nikolla Gruevski duhet ta pranojë se ekziston shumicë e re parlamentare, e cila është në proces për formimin e qeverisë së re reformuese, sipas vullnetit të shumicës së qytetarëve. Çfarëdo që bën Gruevski, nuk mund të bëhet faktor, për shkak se koha e tij në politikë ka mbaruar. Gruevski gënjen kur flet për federalizimin e shtetit, për shkak se ai është gënjeshtar”, – thuhet ndër të tjera në reagimin e LSDM-së. LSDM-ja e Zaevit i bën me dije gjithashtu Gruevskit se do të ketë kryetar të ri në Kuvend dhe qeveri të re reformuese, e cila do të jetë e qytetarëve dhe do të formohet sipas Rregullores së Kuvendit, Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë.

Please follow and like us: