Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkëshortja e Artan Cukut zbulon misterin e dy armëve në vrasje

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në kryeqytet, ku u ekzekutua me 7 plumba ­komisari Artan Cuku është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së tij.

Ajo nuk ka treguar shumë për autorin e vrasjes, por ka thënë se “Tani nuk mbante armë prej 2 vitesh, as në brez as në makinë”.

Pavarësisht kësaj deklarate policia ka nisur verifikimin e të gjitha armëve që ka përdorur Artan Cuku në të kaluarën, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur dy lloj gëzhojash, pra janë përdorur dy armë.

Varianti i parë është se njërën prej tyre e ka përdorur viktima. Varianti i dytë është se në vrasje kanë marrë pjesë dy persona. Dëshmia e bashkëshortes së Artan Cukut, shton mundësitë që varianti i dytë të jetë i vërtetë.

Please follow and like us: