Albspirit

Media/News/Publishing

Komunistët betohen mbi varrin e Enverit se do marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit

Me rastin e vdekjes së diktatorit, Enver Hoxha, sot tek varrezat u organizua një ceremoni përkujtimore kushtuar 32 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, ku merrnin pjesë nostalgjikë të diktaturës, komunistë, veteranë e familje të dëshmorëve. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryetari i PPSH-së, Muharrem Xhafa, shkruan se në këtë ceremoni komunistët u betuan mbi varrin e Enverit se do marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe se do të garojnë me një sigël të vetme.

STATUSI I MUHARREM XHAFËS
Sot te Varri i shokut Enver Hoxha (11 prill 2017)!
Sot u organizua te Varri i shokut Enver Hoxha nje
ceremoni perkujtimore kushtuar 32 vjetorit te ndarjes se tij nga jeta.
Ishin te pranishem komuniste, veterane, familjeve te deshmoreve, intelektuale dhe emigrante .
Pas vendosjes se kurorave dhe tufave me lule te freskta, Muharrem Xhafa ftoi per te mbajtur fjalen e rastit kryetarin e PKSH, shokun Qemal Cicollari, i cili, pasi foli per jeten, mesimet e vepren revolucionare te shokut Enver, vleresoi faktin qe komunistet ishin te bashkuar ne homazhet e organizuara dhe qe ne zgjedhjet e 18 qershorit 2017 ata do te dalin me nje sigel te vetme, me siglen e PKSH!
Fjala e tij u prit me entusiazem!
Lavdi jetes dhe vepres se shokut Enver Hoxha!

Please follow and like us: