Albspirit

Media/News/Publishing

Putin: Do të kërkojmë hetim ndërkombëtar për sulmin kimik në Siri

Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se, Moska zyrtarisht do të kërkojë një hetim ndërkombëtar, për atë që qeveritë perëndimore, thonë se është sulm kimik i kryer nga qeveria siriane mbi civilët.

Putin sot ka folur për herë të parë publikisht për Sirinë, që prej se Shtetet e Bashkuara sulmuan me raketa një bazë ajrore siriane, në përgjigje ndaj presidentit Bashar al-Assad për sulmin kimik, ku u vranë mbi 80 persona.

Putin u tha gazetarëve se Rusia do të apelojë në agjencinë e OKB-së në Hagë që të kryejë hetimin.

Ai gjithashtu tha se Rusia ka pranuar informacione të inteligjencës për “provokime” të planifikuara, të përdorimit të armëve kimike, me qëllim që t’i vihet faji qeverisë siriane.

Presidenti rus gjithashtu ka thënë se ka dëgjuar se Shtetet e Bashkuara janë duke planifikuar sulme ajrore në periferi të Damaskut.

Komentet e Putinit vijnë në kohën e tensionimit të raporteve në mes të Rusisë dhe Perëndimit, si dhe vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në Moskë.

Tillerson është nisur për në Moskë, ku më 12 prill, pritet të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Please follow and like us: