Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata Supreme refuzon kërkesën e PSP-së për largimin e Vangellovskit

Gjykatësit suprem refuzuan kërkesën e Katica Janevës për ta hequr nga trupi gjykues Jovo Vangellovskin. Pas këtij vendimi, Vangellovski do të jetë njëri prej gjykatësve që do të vendosin nëse Sead Koçan do të shkojë ose jo në paraburgim. Edhe pse në fund të marsit, Janeva kërkoi largimin e Vangellovskit për shkak të lidhshmërive me “bombat” e publikuara të opozitës, një kerkesë e tillë u refuza dhe Vangellovski do të mbetet në pozicionin e tij.

Gjykatësit suprem refuzuan edhe ankesën e Lidija Nedellkovës e cila ankohej që e kanë larguar nga këshilli penal, edhe pse me sistemimin elektronik ajo duhej të vendos për rastin e biznesmenit Sead Koçan. Janë refuzuar edhe 17ankesat e gjykatësve nga Gjykata Themelore Shkupi 1 të cilët shprehën pakënaqësinë për risistemimin e tyre në reparte më të ulëta se ku kanë qenë më parë. Të gjitha ankesat ishin refuzuar si të pabaza. Risistemimin e bëri ushtruesi i detyrës  kryetar i Gjykatës Themelore, Stojançe Ribarev.

Gjykata Supreme

Kërkesa e Prokurorisë Speciale për largimin e kryetarit të Gjykatës Supreme u refuzua!

Ankesa e gjykatëses nga Gjykata Supreme ndaj risistemimit të gjykatësve është refuzar.

Gjithë 17 ankesat e gjykatësve nga Gjykata Themelore Shkupi 1 ndaj sistemimit në vende pune për vitin 2017 janë refuzar

Për asnjë prej këtyre vendimeve Gjykata Supreme nuk ka dhënë arsyetime ose shpjegime nëse ka patur debat, nëse ka pasur palë të kundërta që kanë qenë pro ose kundër dhe në çfarë bazash janë marrë vendimet.

Temë bisede e gjykatësve të Supremes ishte edhe fakti nëse bisedat e përgjuara telefonike që i publiku opozita duhet të përdoren në si prova në procedurë penale. Por mbi këtë temë Supremja nuk njoftoi nëse kanë arritur në ndonjë përfundim të përbashkët.

Ndërkohë që zhvillohej mbledhja e përgjithshme e gjykatësve të Supremes, kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski lëshoi kumtesë në të cilën kritikoi Prokurorinë Speciale për publikimin e informatës së karrakterit të fshehur të cilën dje ai e kërkonte në mënyrë urgjente e që ka të bëjë me paraburgimin e Sead Koçanit. Vangellovski i bëri apel Janevës që sa më shpejtë t’ia sigurojë informatën e kërkuar lidhur me rastin e biznesmenit Sead Koçan.

Kryetari i Supremes, Jovo Vangellovski kohë më parë pranoi publikisht se zëri në “bombën” e publikuar është i tij, se inicizimi është autentik, por i pyetur për kumbarinë me kryesuesin e Kuvendit, Trajko Veljanovski në mënyrë ironike u përgjigj se nuk është me rëndësi kumbaria, por profesionalizmi.

Please follow and like us: