Albspirit

Media/News/Publishing

Idrizi-Nishanit: Thërrisni tryezën për të gjetur zgjidhje, situata drejt degradimit

Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpërtim Idrizi i ka bërë thirrje presidentit Bujar Nishani për të thirrur një tryezë të partive për zgjidhjen e krizës politike.

Përmes një deklarate për mediat, Idrizi deklaroi se kreu i shtetit, përmes atributeve që i jep kushtetuta si simboli i unitetit të kombit, duhet të thërrasë sa më shpejtë tryezën që të mos jetë vonë “mos jetë i detyruar të thërrasë tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”.

“I nderuar zoti president, pak ditë më parë paraqita propozimin për një pakt kombëtar për të githa forcat politike. Pakti kombëtar synonte arritjen e konsensusit midis forcave për të shkuar në zgjedhje me standarte përfshirë edhe korrigjimin e sistemit për barazi të votës. Duke pasur parasysh autoritetin kushtetues si uniteti i kombit ju drejtohem që të thërrisni një tryezë për të gjetur zgjidhjen. Një tryezë që ne të dalim me zgjidhje, zgjidhje që i’u detyrohemi qytetarëve. PDIU e konsideron urgjente thirrjen e një tryeze nga ana juaj, që nesër të mos jeni i detyruar të thërrisni tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, tha Idrizi.

Please follow and like us: