Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-kryetarja e Autoritetit për Mediat Audiovizive: Institucioni është në dispozicion të Digitalb

Ish-kryetarja e Autoritetit të Medias Televizive, Endira Bushati thotë në “Ekopolitikë” në Ora News, se procesi i dixhitalizimit të mediave elektronike në Shqipëri është në dispozicion të Digitalb.

Ndërkohë, Arqile Goreja, administrator i tv lokal në Durrës, Adrianet, thotë se AMA jo vetëm nuk ka bashkëpunuar, por i është kundërvënë. Enest Nasi, Drejtor i Teknikës në tv Ora News thotë se AMA nuk është konsultuar.

Pjesë nga biseda: 

Goreja: Institucioni i AMA jo vetëm që nuk na mbështet, por na kundërvihet. Janë marrë si shembull vendet e Evropës Lindore dhe jo Italia për shpërndarjen e licencave.

Nasi: Ora News është përpjekur për të pasur një licencë kombëtare. Në përgjithësi, ka pasur disa mbledhje me AMA-n që ka njoftuar, por nuk ka marrë mendimin e aktorëve.

Goreja: Takimet në vend që të kenë qenë informative, kanë qenë më tepër dizinformuese. Na është thënë nga AMA se tarifat për implemtimin tuaj në TVSH do të jenë më të ulëta, në fakt është e kundërta. Në vit i bie 30 mijë euro në vit, ndërsa për tv lokale i bie 80 mijë euro në vit. Në qoftë se jemi taks-pagues duhet të na kthehen në shërbime. Ne na ka ndodhur e kundërta.

Bushati: Ligji 97/2013 e ka përcaktuar që është i detyrueshëm konsultimi me subjektet e interesuara. Ky proces, i gjithi i menaxhuar nga AMA është i tëri në funksion të një subjekti të caktuar që quhet Digitalb. Gjithë veprimtaria e AMA-s pas datës 15 qershor 2015 është pa ligj. Ka pasur një datë finale ligji për të kryer procesin e dixhitalizimit. Është një datë që e ka caktuar marrëveshja ndërkombëtare që është data 17 qershor 2015. Asnjë nga veprimet e AMA-s pas kësaj date nuk është ligjore. Në një gjykatë të paanshme duhet të shpallet nul nga pikëpamja juridike.

Goci: Ne në propozimet tona nuk kemi thënë në asnjë moment që ky proces t’i besohet vetëm Televizionit Publik. Derisa nuk ofrohet një konkurs nuk kemi një garë.

Bushati: Frekuenca është pasuri publike dhe në teori jepet me konkurs. Për momentin kalimtar. Licenca iu dha kompanisë Adsn që është në pronësi të Digitalb. Kjo mundësi ju mohua subjekteve private që kishin mundësi të zgjeronin rrjetet e tyre.

Goci: Kur bëhet një plan i tillë duhet logjika e konceptimit të frekuencave për çdo lloj medie. Ato janë frekuenca që përdoren për çdo lloj infrastrukture. Duhet krijuar e gjithë mundësia që këto media lokale të mbijetojnë. Pa bërë një studim për mediat lokale, praktikisht je duke i çuar drejt mbylljes.

 

Please follow and like us: