Albspirit

Media/News/Publishing

Këngëtarja shqiptare kryeson listën e këngëve më të dëgjuara në Rumani

Nuk kanë të ndalur sukseset ndërkombëtare për Arilena Arën. Vetëm pak ditë më parë “Nëntori” ndodhej në vend të katërt në këngët më të dëgjuara në Shazam në Rusi.

Por duket se kjo këngë po pushton të gjithë Evropën pasi në Rumani “Nëntori” renditet në vend të parë në 100 këngët më të dëgjuara duke kaluar kështu Jason Derulo dhe Rihannën.

Arilena aktualisht e ka përfunduar realizimin në versionin anglisht të këngës dhe shumë shpejt pritet të publikohet edhe videoklipi. Ky është një lajm i mirë për artin në përgjithësi.

Please follow and like us: