Albspirit

Media/News/Publishing

Laboratori me 2 mijë vazo të mbjella me kanabis në Skrapar

Hashashi i kultivuar në vitin 2016 duket se nuk ka fund. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbuluar një laborator të mirëfilltë në Skrapar me mbi 2 mijë vazo të mbjella me hashash, dhe me një sasi të konsiderueshme kanabisi të tharë. Sipas burimeve nga prokuroria, laboratori ështa nga më modernët e zbuluar deri tani, për përpunimin e lëndës narkotike. Hetimet janë zhvilluar nga strukturat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe jo nga Policia e Shtetit. Mësohet se hetimet janë në vijim të një aksioni të kryer më herët në këtë zonë ku u gjetën 1.2 ton kanabis.

Please follow and like us: