Albspirit

Media/News/Publishing

McCain: Në ish-Jugosllavi nuk do të ketë më luftë

Senatori amerikan, John McCain sot ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Sarajevë. Në një konferencë për media, ai ka thënë se në ish-Jugosllavi nuk do të ketë përsëri luftë, por që kërkon vëmendje më të madhe nga shtetet, pasi në disa zona që ka tensione.

“Unë nuk besoj se do të ketë luftë këtu, por mendoj se kërkohet një përqendrim më i madh i të gjitha vendeve të rajonit dhe jo vetëm, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që duhet ta përcjellin këtë situatë”- ka thënë McCain.

McCain dje ka qëndruar edhe në Beograd ku është takuar me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç ku është shprehur se paqja në rajon është e domosdoshme.

Please follow and like us: