Albspirit

Media/News/Publishing

Katy Perry pozon për revistën ‘Vogue’

Katy Perry është zgjedhur artistja që do të jetë në kopertinën e revistës prestigjoze ‘Vogue’. Në fakt kjo është hera e dytë që këngëtarja është në faqen e parë të kësaj reviste dhe kësaj here ka ardhur me një ndryshim  rrënjësor në look. 32 vjeçarja ka pozuar me flokët e verdha platinium, e veshur më një fustan të kuq  shumë seksi. Autorja e hitit “The Firework” ka deklaruar se nuk do të dëshironte të kthehej në moshë të re, sepse gjatë gjithë kohës ka marrë mësime të vlefshme nga jeta. E pyetur për martesën, Katy ka dhënë një përgjigje shumë të zgjuar” Durimi, arti i të thënit jo, jo çdo gjë duhet të përfundojë në martesë”, ka shtuar këngëtarja.

Please follow and like us: