Albspirit

Media/News/Publishing

Reklamat e viteve ’20-’40 në Shqipëri! Si bëhej marketing në shtyp nga kompanitë shqiptare të ushqimeve e kozmetikës

Në periudhën 1912-1940 në vend numëroheshin një numër i konsiderueshëm gazetash e revistash. Zhvillimi i industrisë pas viteve ’20, konkurrenca mes kompanive apo edhe futja në treg e produkteve të reja do të kërkonte domosdoshmërisht shpërndarjen e një mesazhi me qëllim që popullata të njihej me to. Në shtypin e atyre viteve, ishin kryesisht faqet e fundit që liheshin për qëllime marketingu.

Përmes shtypit, njerëz të ndryshëm bënin përshëndetje, urime, njoftime vdekjesh apo lajmërime për shërbimet që ofronin. Po ashtu, reklamonin edhe noterët apo përkthyesit si dhe shkrimtarët të cilët njoftonin për botimet e reja që bënin duke i ftuar lexuesit që të blejnë botimin me postë. Në listën e reklamuesve futeshin edhe kompanitë e transportit detar që njoftonin oraret e linjat e udhëtimeve. Kryesisht në vitet ’30, në gazeta e revista shfaqen mesazhe promocionale të mirëfillta, me imazhe, kryesisht të huaja. Praktikën e përdorimit të imazheve që shoqëroheshin me një mesazh promocional e ndiqnin kompanitë prodhuese e që tregtonin produkte kozmetike apo ushqimore. Edhe në vitet ’40 do të kishte një serë kompanish që reklamonin, e kryesisht ishin kompanitë italiane prezente në Shqipëri.

 

K.KUÇAJ/SCAN

Please follow and like us: