Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes aktori amerikan Charlie Murphy

Komediani amerikan, Charlie Murphy, vëllai i madh i aktorit Eddie Murphy, ka vdekur në moshën 57-vjeçare nga sëmundja e leukemisë.

Eubsajti “TMZ” e ka cituar menaxherin e të ndjerit të ketë thënë se Charlie vdiq të mërkurën në mëngjes në spitalin e Nju Jorkut, transmeton Express.

Charlie ka qenë pjesë e emisionit të komedianit Dave Chappelle dhe ka luajtur në filma, si “Jungle Fever”, “Night at the Museum” dhe “Lottery Ticket”.

Po ashtu, ai ka qenë bashkautor në disa nga filmat e vëllait të vet.

Please follow and like us: